Aktualitet

U kap me pistoletë dhe drogë me vete në Ali Dem, 38-vjeçari i arrestuar anëtar i bandës së Gjergj Cukalit (EMRI)

Ai ka qenë arrestuar edhe më parë për të njëjtat vepra penale.

14 Qershor 2025, 11:14 Nga r.ll
U kap me pistoletë dhe drogë me vete në Ali Dem,
foto nga arrestimi

TIRANË- Një 38-vjeçar është arrestuar në flagrancë në zonën e Ali Demit në Tiranë, pasi qarkullonte me pistoletë dhe lëndë narkotike me vete në automjet. 

Krisald Kundraxhi nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ka qenë arrestuar edhe më parë për të njëjtat vepra penale. Në vitin 2016 ai u arrestua nga policia e Tiranës bashkë me të fortin e “Myslym Shyrit” Gjergj Cukalin.

Veç Cukalit, policia arrestoi edhe Artur Tarjen, Muharrem Kallushin, Vjollca Gjokën, Gentian Balliun, Armand Gjokën, e Krisald Kundraxhiun.

 

 

krisald kundraxhi gjergj cukali

Sondazh

Poll