14 Qershor 2025, 10:50
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në fshatin Zallbastar të Tiranës është zbuluar një vatër e re e bagëtive të infektuara me sëmundjen e murtajës në vendin tonë. Një ditë më parë Agjencia e Kombëtare e Veterenarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, bëri me dije se deri më tani janë identifikuar zyrtarisht 7 ferma pozitive në 5 vatra shpërthimi.
Sipas AKVMB, krerët e infektuara po asgjësohen sipas protokolleve strikte veterinare. Po ashtu është kërkuar bashkëpunim urgjent dhe i plotë nga fermerët me agjencinë, duke mos i lëvizur kafshët dhe mos kryer shit-blerje në ferma të tjera. Po ashtu AKVMB bëri thirrje fermerëve të respektojnë masat e biosigurisë në fermë.
Dy ditë më parë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ndau po ashtu një njoftim lidhur me situatën e krijuar në disa zona të prekura nga murtaja e bagëtive. Në njoftim thuhet se Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (Peste des Petits Ruminants – PPR) është një sëmundje serioze virale, tepër ngjitëse e ruminantëve të vegjël, e cila ka ngordhshmëri të lartë deri në nivele të 100% të tufës, duke shkaktuar humbje ekonomike, por nuk cenon shëndetin dhe nuk transmetohet te njeriu.
Ministria tha se konfirmimi i parë për sëmundjen e Murtajës në Shqipëri është bërë më 4 qershor 2025, me vendndodhje në fshatin Domen, njësia administrative Postribë, Bashkia Shkodër. Në vijim, rasti i dytë është konfirmuar më 5 qershor në fshatin Vrenjt, njësia administrative Kastriot, Bashkia Dibër; rasti i tretë më 9 qershor në fshatin Val, njësia administrative Martanesh, Bashkia Bulqizë dhe rasti i katërt më 11 qershor në fshatin Polenë, njësia administrative Qendër, Bashkia Skrapar.
Në njoftim gjithashtu theksohej se në Urdhrat e Ministrit është përcaktuar qartë, që për cdo rast të konfirmuar me këtë sëmundje, marrja e masave të kufizimit të lëvizjes së kafshëve të gjalla. Ministria fton të gjithë subjektet dhe fermerët të zbatojnë me përpikëri këtë urdhër, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet veterinare lokale.
murtaja te bagetite zallbastar tirane
Aktualitet
14 Qershor 2025, 10:16
r.ll
pamje nga operacioni
TIRANË- Një 38-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi qarkullonte me pisto...
Aktualitet
14 Qershor 2025, 10:06
r.ll
DIVJAKË- Pronari dhe punonjësi i një lokali në Divjakë janë vënë në pranga pas finalizimit të operacion...
Aktualitet
14 Qershor 2025, 09:51
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme ka dhënë përditësime lidhur me zhvillimet e fundit në Lindjen...
Aktualitet
14 Qershor 2025, 07:45
r.ll
vendngjarja
FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në aksin Fier-L...
Aktualitet
14 Qershor 2025, 07:37
Esmeralda Topi
TIRANË- Pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit punësimi në shtet u zgjerua. Të dhënat zyrtare nga Instituti i...
Aktualitet
14 Qershor 2025, 07:34
Nertila Maho
Foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik me interes për t’u rekl...
Aktualitet
14 Qershor 2025, 07:32
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një analizë krahasuese e çmimeve e zhvilluar nga “Monitor” në 52 produkte ushqimore, të...
Aktualitet
14 Qershor 2025, 07:27
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Megjithëse sektori bujqësor përbën gati një të katërtën e ekonomisë shqiptare, se...
Aktualitet
14 Qershor 2025, 07:22
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në vendin tonë mot t&...
Aktualitet
13 Qershor 2025, 22:34
N.F
Simiç
KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, AGK ka reaguar pas aktakuzë së ngritur nga Prokuroria Speciale kund...