13 Qershor 2025, 18:41
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiç lidhur me sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviç qershorin e vitit 2023. Në njoftim, Prokuroria e identifikoi të akuzuarin vetëm me iniciale, por mediat raportojnë se bëhet fjalë për deputetin Simiq.
Ai akuzohet për veprën “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”. Sipas njoftimit, Simiç më 16 qershor 2023 gjatë protestave kundër vizitës së ministrit, tashmë në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, me dashje ka marrë pjesë në turmën e mbledhur prej më tepër se tetë persona.
Në momentin që nga objekti i komunës së Leposaviqit del ministri, personat civil të maskuar fillojnë të gjuajnë molotov në drejtim të mjetit rë zyrtarit. Më tej Simiç i dha urdhër turmës duke thënë që të sulmojnë mediat.
Sipas Prokurorisë, sulmi ka vazhduar në drejtim të gazetarëve fillimisht me molotov, pastaj turma i ka goditur me grushte, shqelma, mjete të forta, tulla betoni, ngjyra e sende tjera dhe gjatë këtij sulmi kishin pësuar lëndime të rënda trupore dy gazetarë.
“Ndërkaq i pandehuri tjetër U.V., si i përfshirë drejtpërdrejtë në përdorimin e forcës ndaj gazetarëve të Republikës së Kosovës, akuzohet për kryerjen e veprave penale ‘Sulmi’ dhe ‘Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi’”, u tha në njoftim, ku u shtua se Prokuroria i kërkon gjykatës që të dy të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Sulmi i 16 qershorit të vitit 2023 ishte dënuar nga politikanët vendorë dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
mitrovica e veriut lista serbe
Aktualitet
13 Qershor 2025, 18:20
N.F
Foto
TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë në një postim në rrjetet sociale ka bërë me dije se 33 specialist&eu...
Aktualitet
13 Qershor 2025, 17:45
N.F
Policia
ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Ravenës në Itali. Mësohe...
Aktualitet
13 Qershor 2025, 17:33
N.F
Foto
TIRANË- Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave referencë për 45 profesione në sektorin e turizmit, për sezon...
Aktualitet
13 Qershor 2025, 16:36
r.ll
aeroporti i tiranes
TIRANË- Izraeli ka kryer ditën e sotme sulme ajrore ndaj objekteve bërthamore iraniane dhe në pjesë t&eum...
Aktualitet
13 Qershor 2025, 16:26
r.ll
gjykata e dibres
DIBËR- I dyshuari për vrasjen e 65 vjeçarit Selim Velsula mbrëmjen e 11 Qershorit, 31 vjeçari Hazbi Velsula n...
Aktualitet
13 Qershor 2025, 16:10
N.F
Foto
BERAR- Një zjarr është regjistruar ditën e sotme në lagjen “30 Vjetori” në Berat pranë Drejtorisë ...
Aktualitet
13 Qershor 2025, 15:59
N.F
Dhunimi
ATHINË- 34-vjeçari shqiptar, Romeo Nazifi i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet greke është vetë...
Aktualitet
13 Qershor 2025, 16:01
r.ll
hazbi velsula
DIBËR- Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Hazbi Velsulën, i cili vrau me th...
Aktualitet
13 Qershor 2025, 15:43
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, njoftuan se kanë arritur një marrëveshj...
Aktualitet
13 Qershor 2025, 14:03
M.B
Foto nga zyrat
TIRANA- Ditën e sotme në orën 13:00 ishte parashikuar të mbahej një mbledhje e këshillit të vjet&eum...