Aktualitet

"Përfundon me sukses kursi i 12-të i Hetimit të Krimeve", ambasada amerikane: Policia shqiptare po forcon aftësitë për të shërbyer si vijë mbrojtjeje kundër krimeve që kërcënojnë vendin!

Ambasada shkruan se ky trajnim i thelluar është zhvilluar në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë dhe Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, duke ndihmuar në rritjen e profesionalizmit dhe kapaciteteve të Policisë së Shtetit.

13 Qershor 2025, 18:20 Nga N.F
"Përfundon me sukses kursi i 12-të i Hetimit të
Foto

TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë në një postim në rrjetet sociale ka bërë me dije se 33 specialistë të krimeve të lehta të Policisë së Shtetit përfunduan kursin e 12-të të Hetimit të Krimeve. Ky kurs mësohet se është zhvilluar në kuadër të Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) të Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Ambasada shkruan se ky trajnim i thelluar është zhvilluar në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë dhe Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, duke ndihmuar në rritjen e profesionalizmit dhe kapaciteteve të Policisë së Shtetit. Më tej në postim theksohet se policia shqiptare po forcon aftësitë e saj për të shërbyer si një vijë mbrojtjeje thelbësore kundër krimeve që kërcënojnë Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.

"Urime 33 specialistëve të krimeve të lehta të Policisë së Shtetit Shqiptar që përfunduan me sukses kursin e 12-të të Hetimit të Krimeve, një program i thelluar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve Bashkuara (ICITAP), në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë dhe Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit.

Përmes këtij trajnimi rigoroz, policia shqiptare po forcon aftësitë e saj për të shërbyer si një vijë mbrojtjeje thelbësore kundër krimeve që kërcënojnë Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara – dhe për ta bërë këtë me transparencë dhe përgjegjësi, në përputhje me parimet bashkëkohore dhe ndërkombëtare të policisë," thuhet në njoftim.

"Përfundon me sukses kursi i 12-të i Hetimit të

ambasada amerikane polica

Sondazh

Poll