Aktualitet

Vrau me thikë kushëririn në Klos, Gjykata e Dibrës cakton arrest në burg për Hazbi Velsulën

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 10 qershorit në fshatin Xibër – Murrize të Bashkisë së Klosit.

13 Qershor 2025, 16:01 Nga r.ll
Vrau me thikë kushëririn në Klos, Gjykata e Dibrës cakton
hazbi velsula

DIBËR- Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Hazbi Velsulën, i cili vrau me thikë kushëririn e tij, Selim Velsulën. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 10 qershorit në fshatin Xibër – Murrize të Bashkisë së Klosit.

Viktima ka qenë duke kullotur lopën në një livadh afër banesës teksa është konfliktuar me autorin e dyshuar. Nga dëshmitë e banorëve, mësohet se viktima është pikasur nga të afërmit teksa kanë qenë duke u kthyer për në banesë. Ai është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete, ndërsa kishte plagë të shkaktuara nga një mjet prerës. Të afërmit kanë njoftuar policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, bashkëshortja e Selimit, Shpresa dhe vajza e tij Elida thonë se nuk kanë patur asnjë konflikt me familjen e autorit të dyshuar. Ata shprehen se vrasja ka qenë e qëllimshme dhe se autori ka ardhur nga Tirana për ta kryer. Në deklaratat e thyre ata kanë kërkuar drejtësi nga shteti, në të kundërt do të bëjnë vetëgjyqësi e nuk e falin gjakun e babait. Autori i dyshuar i vrasjes, 31-vjeçari Hazbi Velsula u arrestua pak orë më vonë në banesën e vëllait të tij në Allias të Tiranës.

hazbi velsula selim velsula vrasje ne klos gjykata e dibres

Sondazh

Poll