Aktualitet

E rëndë në Itali/ Shqiptari plagos me thikë një 23-vjeçar nga Maqedonia, shpallet në kërkim autori

Shqiptari mbi të pesëdhjetat arriti të arratiset me një motoçikletë. Ai është shpallur në kërkim po rezulton person i njohur për policinë.

13 Qershor 2025, 17:45 Nga N.F
E rëndë në Itali/ Shqiptari plagos me thikë një
Policia

ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Ravenës në Itali. Mësohet se një 23-vjeçar është plagosur me thikë nga një shtetas shqiptar. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në plagosjen e të riut po dyshohet se mund të jenë motive të dobëta.

Shqiptari mbi të pesëdhjetat arriti të arratiset me një motoçikletë. Ai është shpallur në kërkim po rezulton person i njohur për policinë. 23-vjeçari u transportua në spitalin Bufalini në Cesena, me një helikopter shpëtimi. Karabinierët dhe policia ndërhynë në vendngjarje dhe po hetojnë për të hedhur dritë mbi incidentin.

plagosje ne itali

Sondazh

Poll