13 Qershor 2025, 15:43
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, njoftuan se kanë arritur një marrëveshje me Belgjikën, që të dënuarit nga kjo gjykatë të mund ta vuajnë dënimin me burgim në këtë shtet.
“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Mbretëria e Belgjikës riafirmon përkushtimin e fuqishëm të saj ndaj drejtësisë penale ndërkombëtare dhe aftësinë e Dhomave të Specializuara për të kryer mandatin e vet”, tha kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, sipas një njoftimi për media.
Trendafilova u bëri thirrje edhe shteteve të tjera që të nënshkruajnë marrëveshje me Dhomat e Specializuara – që njihen edhe si Gjykata Speciale – në mënyrë që, sipas saj “të fuqizohet korniza e gjykatës për zbatimin e dënimeve”.
Specialja kujtoi se të dënuarit në formë të prerë duhet të vuajnë dënimin jashtë Kosovës, bazuar në këmbimin e letrave më 2014 mes përfaqësueses së atëhershme të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Cathrine Ashton, dhe atëbotë presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar më 2015 nga Kuvendi i Kosovës. Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë të Holandës, heton krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Aktualisht, në këtë institucion është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputetit Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Deri më tani, kjo gjykatë ka shpallur aktgjykime për krime lufte dhe për pengim të drejtësisë. Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, është dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte, ndërsa ish-pjesëtari i UÇK-së, Pjetër Shala është dënuar me 18 vjet burgim për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje./ REL
dhomat e specializuara të kosovës
Aktualitet
13 Qershor 2025, 14:03
M.B
Foto nga zyrat
TIRANA- Ditën e sotme në orën 13:00 ishte parashikuar të mbahej një mbledhje e këshillit të vjet&eum...
Aktualitet
13 Qershor 2025, 13:41
M.B
Foto ilustruese
KORÇA- Është konfirmuar vatra e parë e murtajës në qarkun e Korçës. Sipas informacioneve v...
Aktualitet
13 Qershor 2025, 13:21
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli ka sulmuar sërish Iranin, disa orë pas dy sulmeve që kreu gjatë natës. Siç raporton Te...
Aktualitet
13 Qershor 2025, 13:01
M.B
Arrestimi
TIRANA- Një 37-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar...
Aktualitet
13 Qershor 2025, 13:02
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një 37-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është vënë në pranga, pasi ishte shpallur në k...
Aktualitet
13 Qershor 2025, 12:56
E. D
Romeo Nazifi
ATHINË- Një 34vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritet...
Aktualitet
13 Qershor 2025, 12:41
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kapitali europian ka thelluar më tej praninë në ekonominë shqiptare në vitin 2023, duke konsoliduar rolin ...
Aktualitet
13 Qershor 2025, 12:16
foto ilustruese
SHKODËR- Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 12 541 bimë dhe fidanë kanabisi në qarkun Shkodër. Sipas...
Aktualitet
13 Qershor 2025, 12:07
E. D
Ulsi Manja
TIRANË- Në një takim të zhvilluar sot në Tiranë me Përfaqësues të institucioneve të drejt...
Aktualitet
13 Qershor 2025, 11:23
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një grua nga Tirana ka kërkuar ndihmën e policisë pas largimit të bashkëshortit të saj, i cili p...