Bota

Stimulimi në kompjuter që rezultoi i vërtetë, si e parashikuan ekspertët amerikanë koronavirusin: Brenda vitit mund të vr

24 Janar 2020, 21:27 Nga DOSJA
Stimulimi në kompjuter që rezultoi i vërtetë, si e

SHBA– Ekspertët kryesorë të Shëndetit në SHBA parashikuan se një koronavirus mund të vriste dhjetëra miliona njerëz. Paralajmërimi drithërues u bë tre muaj para se epidemia vdekjeprurëse të “shpërthente” në Kinë.

Shkencëtarët në qendrën prestigjioze “Johns Hopkins” modeluan një pandemi të hipotezës në një kompjuter, tetorin e 2019-ës. Sipas stimulimit rezultoi se rreth 65 milion njerëz nga çdo cep i botës do të humbin jetën brenda 18 muajve.

Deri më tani, sëmundja shumë ngjitëse ka vrarë 26 njerëz në Kinë dhe ka infektuar më shumë se 900. Koronaviruset janë infeksione të traktit respirator që mund të çojnë në sëmundje si pneumoni ose ftohje të zakonshme.

Deri më tani shenja të virusit janë konfirmuar në SHBA, Tajlandë, Japoni, Kore e Jugut, Tajvan, Vietnam, Singapor, Hong Kong, Makau dhe Nepal.

Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksioni mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuar për kinezët.

Marrë nga Daily Mail

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota koronasvirusi perhapet ne europë koronavirusi virusi ne kine koronasvirusi perhapet ne europë koronavirusi virusi ne kine

Sondazh

Poll