Aktualitet

Temperatura të larta dhe orë me diell, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, ndërsa nuk do të mungojnë vranësira të mesme e të larta gjatë mesditës e pasdites në jug.

13 Qershor 2025, 07:15 Nga M.B
Temperatura të larta dhe orë me diell, parashikimi i motit për
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, ndërsa nuk do të mungojnë vranësira të mesme e të larta gjatë mesditës e pasdites në jug.

Vranësira në relievet e larta malore në jug do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në formë pikash.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga 13°C  vlera më e ulët deri në 35°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 9 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë. 

moti

Sondazh

Poll