Aktualitet

Aksidenti në autostradën Milot-Thumanë, një prej të plagosurve ndërron jetë rrugës për në spitalin e Traumës

Sipas raportimeve të aksidentuarit janë anëtarë të së njëjtës familje. 

12 Qershor 2025, 22:45 Nga r.ll
Aksidenti në autostradën Milot-Thumanë, një prej të
foto ilustruese

MILOT- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Thumanë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përfunduar në kanal.

Raportohet se një nga katër të plagosurit ka ndërruar jetë, rrugës për ne spitalin e Traumës në kryeqytet. Ndërkohë tre plagosurit e tjerë janë dërguar në spitalin e Traumës. Sipas raportimeve të aksidentuarit janë anëtarë të së njëjtës familje.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Tiranë–Lezhë”, në vendin e quajtur Fushë-Gjormë, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin B. Q., 29 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjerët: shtetasit I. Q., rreth 70 vjeç, L. Q., rreth 40 vjeç, dhe M. Ç., rreth 60 vjeçe.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

 

aksident ne milot-thumane

Sondazh

Poll