Aktualitet

"Është jashtë çdo imagjinate që zjarrin në fushën e mbetjeve ta ketë vënë bashkia", Dredha: Vlora prodhon 600 ton mbetje ditore

Ai u shpreh se së shpejti situata do marrë zgjidhje, pasi sipas tij landfilli i Sherishtës është tërësisht funksional.

12 Qershor 2025, 22:21 Nga r.ll
"Është jashtë çdo imagjinate që zjarrin në
ermal dredha

TIRANË- Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me zjarrin që përfshiu fushën e mbetjeve në qytet pak ditë më parë. Në një lidhje me Skype, në emisionin Opinion, Dredha tha se fusha e mbetjeve në Vlorë, ka mbi 40 vite që shërben si vendgrumbullim dhe se këtë fenomen shqetësues e ka hasur që ditën e parë që ka marrë detyrën. Ai u shpreh se së shpejti situata do marrë zgjidhje, pasi sipas tij landfilli i Sherishtës është tërësisht funksional.

“Mos të hidhen akuza në tym, sepse i bëhet dëm Vlorës. Është gjithë ajo punë kolosale. Duhet të kuptojmë një gjë, ka 40 e ca vite që përdoret ajo fushë mbetjesh dhe është jashtë kapaciteteve. Lufta më e madhe që ne kemi pasur, të paktën që kur kam marrë këtë detyrë, ka qenë pjesa ligjore, për të vënë në funksion landfillin. Mbetjet urbane shkojnë të gjitha në landfillin e Sherishtës, që prej 26 prillit 2025. Është një punë shumë e madhe, sepse ka qenë një ngërç edhe në aspektin ligjor. Ka edhe njerëz që tërhiqen, kjo është për t’u përgëzuar se nuk është një gjë e vogël. E përmenda jo pa qëllim, sepse ne kemi projekt me bankën gjermane, që parashikon që faza e tretë e është kapsulimi i landfillit. Kjo është utopike ta mendosh, jo më ta deklarosh. Se kush është ai që i vë zjarrin landfillit të vet?! Janë gjithë ata njerëz që luftojnë me flakët, ndërkohë që ka gaz metan prej mbetjeve. Është jashtë çdo lloj imagjinate që këtë mund ta bëjë një institucion lokal. Zjarri ishte vetëm dy orë, por u shua menjëherë. Normalisht ka tym. Në mediat sociale doli sikur zjarri ka zgjatur pesë ditë”, tha kryetari i bashkisë Vlorë.

Ndërkohë, ish-zëvendësministrja e Turizmit, Ornela Çuçi vijoi me pretendimet e saj, duke i ushtruar një pyetje ironike kryebashkiakut të Vlorës. 

Replikat mes Çuçit dhe Dredhës:

Ornela Çuçi: Ca makina me dhe ju kushtonin shumë? Mos e tundni kokën fare!

Ermal Dredha: Duhet të jesh më e mirëformuar për fushën e mbetjeve. Ajo është 10 hektarë, vitin e shkuar na janë dashur me qindra kamiona.

Ornela Çuçi: Është detyra juaj ligjore të menaxhoni çdo pikë të depozitimit të mbetjeve. Nuk është logjika që unë po merrem me Sherishtën dhe kjo shkon kështu.

Ermal Dredha: Edhe sa kam filluar punën, kam qenë para këtij fakti. Edhe nëse ne mbulojmë, 600 ton mbetje ditore prodhon Vlora! Prandaj ne kishim luftë me veten për të hapur Sherishtën. Me ato do bëhet pjesa e kapsulimit. Nuk është çështje vitesh, mund të zgjasë tre, katër muaj.

ermal dredha

Sondazh

Poll