Aktualitet

Çudia! Brenda pronës së marrë me qira, ndërton 50 m2 dhe kërkon ta legalizojë

Në vend duket objekti dhe ndryshimet, që i janë bërë murit me kartonxhez. Për pronën, trashëgimtarët paguajnë taksat duke provuar edhe një herë, se objekti është i tyre dhe jo i zaptuesit Fatos Rustemi.

12 Qershor 2025, 22:01 Nga N.F
Çudia! Brenda pronës së marrë me qira, ndërton 50 m2
Foto

TIRANË- Pretendimet e qytetarit denoncues, lidhur me pronën në zonën e “restorant Durrësit”, emisioni “Stop” në Tv Klan i verifikoi në terren me grupin e xhirimit.

Në vend duket objekti dhe ndryshimet, që i janë bërë murit me kartonxhez. Për pronën, trashëgimtarët paguajnë taksat duke provuar edhe një herë, se objekti është i tyre dhe jo i zaptuesit Fatos Rustemi.

Për konfliktin, gazetarja komunikon edhe me ish-qiramarrësin Fatos Rustemi, i cili ngatërrohet, duke thënë se aplikimin e ka bërë në vitin 2006, ndërkohë që shkresa e prokurorisë është e 2022-shit.

“Stop” i drejtohet ASHK-së qendrore, që ky rast të zgjidhet dhe pas ndërhyrjes  së “Stop”, nis procedura. Specialistët shkojnë për të bërë matjet dhe për t’i dhënë zgjidhje situatës./tvklan

fatos rustemi

Sondazh

Poll