Aktualitet

Aksident tek Unaza e Madhe në Sauk, raportohet për një të plagosur në gjendje të rëndë (FOTO)

Në vendngjarje janë parë ambulanca dhe automjete të policisë.

12 Qershor 2025, 22:58 Nga N.F
Aksident tek Unaza e Madhe në Sauk, raportohet për një të
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Një tjetër aksident i rëndë është regjistuar mbrëmjen e sotme. Mësohet se para pak minutash është regjistruar një aksident në Unazën e Madhe në Sauk. Në vendngjarje janë parë ambulanca dhe automjete të policisë.

Nga raportimet e para mësohet se një person duket në gjendje të rëndë. Personi është transportuar nga mjekët për ta çuar në spital. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

aksident te unaza e madhe

Sondazh

Poll