Politike

GJKKO pushon padinë për "shpifje" të juristit ndaj Kryemadhit

Mësohet se asnjë prej tyre nuk u paraqit në seancën e sotme.

12 Qershor 2025, 14:05 Nga M.B
GJKKO pushon padinë për "shpifje" të juristit ndaj
Monika Kryemadhi

TIRANA- Gjykata e Posaçme ka pushuar padinë për shpifje që juristi Romeo Kara kishte bërë ndaj deputetes së Partisë së lirisë, Monika Kryemadhi. Mësohet se asnjë prej tyre nuk u paraqit në seancën e sotme.

NJOFTIMI:

1. I dëmtuari akuzues Romeo Kara me datë 09.05.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: "Kërkesë për gjykim lidhur me veprat penale të fyerjes dhe shpifjes publike të kryer nga deputetja e Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, Monika Kryemadhi".

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flora Hajredinaj, me vendimin Nr. 40, datë 11.06.2025 vendosi:

1. Pushimin e çështjes penale, me nr. 98 regjistri, datë 09.05.2025, që i përket, viktimë akuzuese: Romeo Kara, e akuzuar: Monika Kryemadhi, akuzuar për kyerjen e veprës penale të "Fyerjes" dhe "Shpifjes", parashikuar nga nenet 119/2 dhe 120/2 të Kodit Penal.

2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen viktimës akuzuese Romeo Kara.

3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

GJKKO pushon padinë për "shpifje" të juristit ndaj

Seancën e kaluar u tha se nëse palët arrijnë ta zgjidhin çështjen me marrëveshje, të mos paraqiteshin dhe kështu padia u pushua. Jo zyrtarisht, sipas juristit, Kryemadhi ka deklaruar në seancën e kaluar që deklarata e bërë prej saj ka qenë lapsus. Ai e paditi Kryemadhin për “shpifje”, pas një deklarate të bërë nga deputetja në një studio televizive.

 

monika kryemadhi gjkko

Sondazh

Poll