Politike

Sulmi ndaj gazetares/ Berisha: Raporti i PE-së e cilëson Ramën si mizogen, SPAK, si një levë të partisë

Berisha tha se një problem madhor në raport rezulton liria themelore e fjalës dhe e medieve.

12 Qershor 2025, 12:40 Nga M.B
Sulmi ndaj gazetares/ Berisha: Raporti i PE-së e cilëson Ramën si
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se raporti i Parlamentit Europian dënon mungesën e plotë të reformës elektorale sepse, sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk do reformën. Berisha tha se një problem madhor në raport rezulton liria themelore e fjalës dhe e medieve. Kryedemokrati tha se ligjet nuk përputhen me standardet evropiane. Ai e cilësoi Ramën si mizogen teksa përmendi "sulmin" personal, sipas tij të kryeminstrit ndaj gazetares Ambrozia Meta.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pëllumbesha Spirogjoka është bërë famëzezë jo vetëm si zonja 5-milionëshe, atë e paraqita unë këtu, dokumentet, por famëzezë sepse për Olta Xhaçkën i vë zjarrin Kushtetutës për hir të Edi Ramës. Se kjo është e vetmja kryetare parlamenti në Europë që nuk dërgon vendimet e parlamentit në Gjykatë Kushtetuese dhe zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Të kesh kurajë dhe të dalësh para shqiptarëve pasi ke marrë një damkë të tillë ndërkombëtare, do të thotë ta shpallësh veten robot, për të mos përdorur epitete të tjera. Raporti, pra damkos Edi Ramën sepse ka mungesë të përgjegjshmërisë demokratike. Nuk ka akuzë, kjo dy fjalë janë, por këto dy fjalë janë të rënda sa guri.

Përgjegjshmëri demokratike do të thotë se nuk ekziston demokracia. Do të thotë se nuk zbaton ligjet dhe i shkel ato.Raporti akuzon Ramën dhe Lubi Ballukun për faktin se ligjet e prokurimeve publike janë allasoj me xhepin e tyre dhe jo me standardin e BE, detyrim i prerë i Shqipërisë në përputhje me MSA-në. Por raporti nuk kursen kësaj here Altin Troplinin. Sepse raporti flet për ndërhyrje të vazhdueshme politike, çka do të thotë se Skapi është një levë e partisë. Pra, edhe ato mashtrime të bëra, po u del kallaji. Skapi paraqitet në raport si një organ në të cilin dora e zezë politike e Edi Ramës është e stërfuqishme. Se si mundet të mashtrohen shqiptarët dhe të mos u thuhen të vërteta, ky është një akt i papërgjegjshëm.

Raporti dënon mungesën e plotë të reformës elektorale sepse Edi Rama nuk do reformën. Një problem madhor në raport rezulton liria themelore e fjalës dhe e medieve. Ligje nuk përputhen me standardet evropiane. Mizogeni, e ka rastin e sulmit personal të Edi Ramës ndaj Ambrozia Metës apo ndonjë gazetareje tjetër. Ka termin mizogeni dhe qytetarët shqiptarë e dinë mirë se kush ka kryer akte mizogenie, kush është përmbajtur publikisht pa shpërthyer në akte mizogenie, dhe ai është Edi Rama. Raporti akuzon shtetin për mungesë transparence. Parlamentin si një institucion që nuk pyet për grupet e interesit, për konsulenca.

sali berisha

Sondazh

Poll