Politike

Alimehmeti kërkoi rinumërimin e votave në qarkun Tiranë dhe të drejtën e ankimimit, gjykata pushon çështjen

Për shkak të mungesës së legjitimimit të palës ankuese Gjykata Administrative e Apelit, për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor vendosi pushimin e çështjes.

12 Qershor 2025, 11:56 Nga I.A

Alimehmeti kërkoi rinumërimin e votave në qarkun Tiranë dhe

TIRANË- Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, ka vendosur pushimin e kërkesës së kandidatit demokrat Ilir Alimehmeti për rinumërimin e votave në qarkun Tiranë dhe të drejtën e ankimimit. Për shkak të mungesës së legjitimimit të palës ankuese Gjykata Administrative e Apelit, për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor vendosi pushimin e çështjes.

Alimehmeti kërkoi të drejtën që të ankohet, pasi një kandidat nuk ka të drejtë të kërkojë hapje kutish në rast se nuk e kërkon partia.

ilir alimehmeti

Sondazh

Poll