Politike

"U është rritur oreksi"/ Berisha i bashkohet Ramës kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve: I kanë më të lartat në Ballkan!

Duke folur në një konferencë për shtyp, Berisha tha se pagat e gjyqtarëve sot janë më të lartat në Ballkan.

12 Qershor 2025, 13:18 Nga DOSJA

 

"U është rritur oreksi"/ Berisha i bashkohet Ramës
Sali Berisha

 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë kundër kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagave të tyre. Duke folur në një konferencë për shtyp, Berisha tha se pagat e gjyqtarëve sot janë më të lartat në Ballkan. Edhe pse pa përmendur emra kryedemokrati, iu referua akuzave të bëra gjatë kohës që President ishte Bamir Topi dhe nënkryetar i KLD-së, Kreshnik Spahiu, për të cilët tha se merrnin 150 mijë deri në 300 mijë euro. Gjithashtu sipas tij këtë praktikë nuk e ndoqi Rexhep Meidani.

“Prokurorët dhe gjykatësit në Shqipëri paguhen më shumë se kolegët e tyre në Ballkan dhe njësoj me ata në disa vende të Europës. Nuk ka gjë më absurde dhe kjo vetëm sa u ka rritur oreksin. Në qoftë se gjeni një qytetar që u thotë se po më ecën procesi gjyqësor pa ryshfet, urdhëroni. Sot ryshfeti ka marrë përmasat më gjigante në historinë e shtetit.

Ka qenë një periudhë kur ky çakalli që del çdo nate që flet nga Shallvaret apo nga Berlini, bashkë me bosin e tij, Komisioni Europian në një raport investigativ i akuzon se këta merrnin 150 mijë euro për një transferim, 200-300 mijë euro për një emërim në Tiranë. Në qoftë se ka gjë në themel të shkatërrimit të atij sistemi qëndrojnë këta të dy.

këtë praktikë nuk e ndoqi Rexhep Meidani. Kjo praktikë u instalua me këta dy persona. Erdhën më pyetën a ta publikojmë këtë raport dhe thashë “po”. Ata nuk e publikuan sepse çakalli i KLD-së kërkoi që raporti të mos bëhet publik. Sot shifrat krahasuar me atë kohë janë dy apo trefishuar”, deklaroi më tej Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll