Aktualitet

Konflikti me armë zjarri te "Ali Demi", arrestohet 26-vjeçari, një tjetër i ri në kërkim

Policia bën me dije se i riu u vu në pranga për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

12 Qershor 2025, 13:05 Nga M.B
Konflikti me armë zjarri te "Ali Demi", arrestohet
Foto ilustruese

TIRANA- Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 10 qershor në zonën e "Ali Demit" nga ku u raportua për një konflikt ku dyshohet se ishte përdorur dhe armë zjarri. Policia bën me dije se i riu u vu në pranga për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”. Gjithashtu për këtë rast është shpallur në kërkim në28-vjeçar pasi dyshohet se është përfshirë në konflikt.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

-Në vijim të veprimeve procedurale me qëllim dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 10.06.2025, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Demi”, kanë arrestuar shtetasin G. K., 26 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, si dhe identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin Nj. P., 28 vjeç, pasi dyshohet se është përfshirë në konflikt. Vijojnë hetimet dhe kontrollet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në këtë rast, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë së tyre penale;

tirana

Sondazh

Poll