12 Qershor 2025, 10:55
Nga Enver Doçi
E bija
KLOS- Është zbardhur vrasja e 65 vjeçarit Selim Velsula ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00. Autor i dyshuar i kësaj ngjarje është 31 vjeçari Hazbi Velsula, kushuri i viktimës. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së Martës në fshatin Xibër – Murrize të Bashkisë së Klosit. Mësohet se viktima ka qenë duke kullotur lopën në një livadh afër banesës teksa është konfliktuar me autorin e dyshuar.
Nga dëshmitë e banorëve, mësohet se viktima është pikasur nga të afërmit teksa kanë qenë duke u kthyer për në banesë. Ai është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete, ndërsa kishte plagë të shkaktuara nga një mjet prerës. Të afërmit kanë njoftuar policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, bashkëshortja e Selimit, Shpresa dhe vajza e tij Elida thonë se nuk kanë patur asnjë konflikt me familjen e autorit të dyshuar. Ata shprehen se vrasja ka qenë e qëllimshme dhe se autori ka ardhur nga Tirana për ta kryer. Ata kërkojnë drejtësi nga shteti, në të kundërt do të bëjnë vetëgjyqësi e nuk e falin gjakun e babait.
Autori i dyshuar i vrasjes, 31 vjeçari Hazbi Velsula u arrestua pak orë më vonë në banesën e vëllait të tij në Allias të Tiranës. Ai është dërguar nga uniformat blu në Dibër dhe pritet t’i merret dëshmia në lidhje me motivin e vrasjes së kushuritit të tij, 65 vjeçarit Selim Velsula.
selim velsula hazbi velsula
Aktualitet
12 Qershor 2025, 10:45
M.B
Gjetan Dalipi
KLOS- Kunati i 65-vjeçarit Selim Velsulës që u vra në Klos, Gjetan Dalipi, ka folur para mediave lidhur me ng...
Aktualitet
12 Qershor 2025, 10:29
E. D
foto ilustruese
SHKODËR- Policia ka zhvilluar një operacion anti-kanabis në qarkun e Shkodrës, ku janë gjetur dhe asgjësuar ...
Aktualitet
12 Qershor 2025, 09:50
M.B
Bashkëfshatari
KLOS- Zenel Velsula, një nga personat e parë që shkoi pranë trupit të pajetë të viktimës në...
Aktualitet
12 Qershor 2025, 09:52
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Një 28-vjeçar i identifikuar si Fatbardh Mani është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi n&eu...
Aktualitet
12 Qershor 2025, 09:39
E. D
vajza e viktimës
TIRANË- Vajza e 65-vjeçarit Selim Velsula, i cili u vra me thikë nga kushëriri i tij, ka deklaruar se nuk e fal...
Aktualitet
12 Qershor 2025, 09:07
M.B
Levian Goga
GREQIA- Një emigrant shqiptar në Greqi, Levian Goga, ka shpëtuar dy fëmijë të mitur nga mbytja në lumi...
Aktualitet
12 Qershor 2025, 09:15
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Policia ka zbardhur ngjarjen e mbrëmjes së kaluar (11 qershor), ku u gjet i vrarë me thikë Selim Vel...
Aktualitet
12 Qershor 2025, 08:49
E. D
Hazbi Velsula
KLOS- Personi që shihni në foto, është autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në...
Aktualitet
12 Qershor 2025, 08:41
E. D
Rasim Velsula
TIRANË- Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kaluar fshati Xibër në Klos, ku Selim Velsula, 65-vje...
Aktualitet
12 Qershor 2025, 08:34
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Kosova shënon sot 26-vjetorin e Ditës së Lirisë apo Çlirimit të Kosovës, kur trupat paqer...