Aktualitet

EMRI/ I dënuar në Itali me 7 vite burgim për krime kundër personit dhe krime seksuale, arrestohet 50-vjeçari në Elbasan

Bëhet me dije se Gjykata e Sienas, në vitin 2014, e ka dënuar Halilin me 7 vjet burgim, për plagosje, dhunë në familje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë.

12 Qershor 2025, 11:12 Nga M.B
EMRI/ I dënuar në Itali me 7 vite burgim për krime kundër
Foto ilustruese

ELBASAN- 50-vjeçari Zamir Halili është arrestuar në Elbasan pasi rezulton i dënuar në Itali me 7 vjet burgim për krime kundër personit dhe krime seksuale. Bëhet me dije se Gjykata e Sienas, në vitin 2014, e ka dënuar Halilin me 7 vjet burgim, për plagosje, dhunë në familje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë.

Mësohet se nga ky dënim atij i kanë mbetur për të vuajtur rreth 6 vjet e 9 muaj burgim. Gjithashtu Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 50-vjeçarit në Itali.

Njoftimi:

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 47”.

I dënuar në Itali, me 7 vjet burgim, për krime kundër personit dhe krime seksuale, kapet në Elbasan, 50-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve të mirorganizuara policore dhe i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve me partnerët italianë, nëpërmjet shërbimeve të Interpol Tiranës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 47”, kapën në Elbasan, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Zamir Halili, 50 vjeç.

Gjykata e Sienas, Itali, në vitin 2014, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për plagosje, dhunë në familje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë. Nga ky dënim atij i kanë mbetur për të vuajtur rreth 6 vjet e 9 muaj burgim.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 50-vjeçarit, në Itali.

elbasan

Sondazh

Poll