Aktualitet

Gjyqi ndaj kopshtarit të “Golden Resort” për vrasjen e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi nuk paraqitet në seancë, GJKKO: Të shoqërohet forcërisht

Gjatë seancës së sotme, i pandehuri Dritan Rexhepi nuk ka marrë pjesë, duke bërë që GJKKO të urdhërojë shoqërimin e tij me forcë për gjyqin që zhvillohet të premten.

12 Qershor 2025, 12:12 Nga DOSJA
Gjyqi ndaj kopshtarit të “Golden Resort” për vrasjen e Jan
foto ilustruese

TIRANË- Seanca në Apelin e GJKKO për Festim Bexhdilin, kopshtarin e Golden Resort ku u filmua për herë të fundit trupi i pajetë i Jan Prengës, është shtyrë për ditën e nesërme (13 Maj) në orën 09:00. Gjatë seancës së sotme, i pandehuri Dritan Rexhepi nuk ka marrë pjesë, duke bërë që GJKKO të urdhërojë shoqërimin e tij me forcë për gjyqin që zhvillohet të premten.

Dritan Rexhepi ka kërkuar të përfaqësohet nga avokatët dhe nuk ka ardhur në sallën e gjyqit. Por mbrojta e Festim Bexhdilit kërkon që ky i fundit të thirret për të dhënë shpjegime në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Gjithashtu GJKKO ka kërkuar që Dritan Rexhepi të shoqërohet forcërisht në seancën e radhës. Ndërkohë i pandehuri Festim Bexhdili, i pyetur lidhur me procedim penal ndaj Aldo Majnishta, u shpreh se “Dua të përfitoj nga e drejta për të mos dhënë deklarime”.

gjkko jan prenga

Sondazh

Poll