Ekonomi

“Vijnë të bëjnë miting me helikopter”/ Banorët e Xhafzotaj në protestë për rrugën e dëmtuar, bllokojnë aksin Durr

25 Janar 2020, 09:50 Nga DOSJA
“Vijnë të bëjnë miting me helikopter”/

DURRËS– Ditën e sotme, banorët e Xhafzotaj në Shijak janë ngritur në protestë për shkak të mungesës së infrastrukturës. Ata kanë bllokuar rrugën Durrës-Shijak dhe nuk lejojnë qarkullimin e mjeteve. Banorët e kësaj zone kërkojnë rregullimin e infrastrukturës dhe ndërtimin e një rruge të re. Ata kanë vendosur kazanët e plehrave në mes të rrugës duke mos lejuar makinat të kalojnë. Theksojmë se kjo rrugë është tejet e dëmtuar dhe dhe me gropa.

“Rruga nuk kalohet as me tanke, as me gjë. Kur vijnë të bëjnë miting, tw vijnë me helikopter. Na ço një njeri që njeh kryetarin e bashkisë, apo përfaqësuesi jonë. Nuk njohim deputet as njeri. Kjo rrugë ka 20 vjet që nuk e ka riparuar njeri. Është akoma asfalti i Enver Hoxhës, dhe nuk është vënë dorë asnjëherë.”- u shprehën banorët e Xhafzotaj.

“Nga 4 rrugët në Shkozet është 6 km/. Ne kemi bërë dhe dy herë protestë, por nuk është bërë gjë. Po vidhen lekët e shqiptarëve”, shprehet një tjetër banor.

Protesta e radhës do të jetë para bashkisë, pohojnë banorët. Ndërkohë, ende nuk ka asnjë reagim nga ana e pushtetit lokal.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale durres protesta per rrugen proteste ne xhafzotaj rruga e demtuar ne xhafzotaj durres protesta per rrugen proteste ne xhafzotaj rruga e demtuar ne xhafzotaj

Sondazh

Poll