Politike

PS feston 34-vjetorin/ Rama: Flamuri i socialistëve e progresistëve shqiptarë është ngjitur më lart se asnjëherë

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka përshëndetur të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste

12 Qershor 2025, 08:18 Nga E. D
PS feston 34-vjetorin/ Rama: Flamuri i socialistëve e progresistëve
foto ilustruese

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka uruar socialistët shqiptar me rastin e 34-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka përshëndetur të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste, si dhe ka uruar një ditë të mbarë për gjithë të tjerët. 

Postimi i Ramës

MIRËMËNGJES 

dhe me këtë simbol të flamurit të socialistëve e progresistëve shqiptarë, që në këtë 34 vjetor të valëvitjes së tij është ngjitur më lart se asnjëherë falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste të gjithë anëtarëve të familjes sonë të madhe politike, si edhe një ditë të mbarë të gjithë të tjerëve pa përjashtim.

edi rama

Sondazh

Poll