"Rama po tenton të uzurpojë Gjykatën Kushtetuese", Meta: Nuk jam penduar që kandidova në listën e hapur!
Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka folur n&eum...
Ai theksoi se arrestimi i tij të cilin e cilëson rrëmbim kriminal kishte si qëllim edhe rrëmbimin e PL-së dhe vulës së saj.
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi ka folur në lidhje me të ardhmen e partisë që drejton. Meta thekson se të ardhmen e PL-së e shek të shkëlqyer pasi sipas tij kjo parti garanton kauza madhore.
Ai theksoi se arrestimi i tij të cilin e cilëson rrëmbim kriminal kishte si qëllim edhe rrëmbimin e PL-së dhe vulës së saj. Sa i përket rinumërimit të votave në Kavajë, Meta u shpreh se ka qenë kërkesë e tij sepse do të kuptojë se çfarë ka ndodhur në këtë bashki. Kreu i PL theksoi se analiza e detajuar e 11 Majit do na ndihmojë për rindërtimin organizativ efikas të PL-së.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Si e shihni të ardhmen e Partisë së Lirisë në këto kushte?
Meta: Të ardhmen e Partisë së Lirisë e shoh të shkëlqyer, sepse këtë e garantojnë kauzat e saj madhore. Rrëmbimi im kriminal synonte edhe rrëmbimin e PL-së dhe vulës të saj përmes shkarkimit të Tedi Blushit si përfaqësuesi më kurajoz i PL në betejat e saj kundër Narkoregjimit.
Pyetje: Ndërkohë ju keni kërkuar rinumërim në Kavajë. Përse kjo?
Meta: Ka qenë një kërkesë e imja vetëm për një arsye, për të kuptuar se çka ndodhur në një bashki ku kam dërguar më shumë letra se sa kam dalë me vota. Por edhe për të ditur se ku i kam marrë, pra në cilat qendra votimi.
Analiza e detajuar e 11 Majit do na ndihmojë për rindërtimin organizativ efikas (e jo fiktiv) të PL- së kudo. Sepse zgjedhjet vendore po afrojnë dhe ato janë shumë të rëndësishme për ne pasi na rezultuan shumë këshilltarë fiktivë, që nuk e ushtruan mandatin me përkushtim dhe përgjegjësi.
Në përfaqësim nuk është e rëndësishme vetëm sasia, por sidomos cilësia, se ajo bën diferencën dhe të fuqizon në të ardhmen.
Ndaj Edi Rama ka tmerr edhe nga një gjykatëse e vetme dinjitoze në Gjykatën Kushtetuese e kërkon ta heqi dhunshëm me çdo kusht. Ndaj Erion Veliaj inskenoi atentatin fizik kundër Tedi Blushit në Këshillin Bashkiak me shërbëtorët e tij. Sepse cilësia shumë shpejt të shndërron në shumicë.
Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka folur n&eum...
KAS TIRANË- Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave, KAS ka rrëzuar kërkesën e PD e cila kërkoi pavlefshmëri të zgjedh...
Meta TIRANË-Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar së fundmi një intervistë ku ka zbuluar detaje nga jet...
foto ilustruese KOSOVË- Departamenti i Shtetit Amerikan ka reaguar menjëherë pas miratimit të Qeverisë së Kosovës pë...
foto ilustruese TIRANË- Deputetët e e rinj të Partisë Socialiste, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 maj...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arrestimit të qytetarit të Kosovës, Arbnor Spahiu, nga au...
Foto ilustruese TIRANË- Kryeministri përmes një njoftimi për shtyp ka njoftuar sot Komiteti i Përfaqësuesve të P&eu...
Albin Kurti KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka miratuar sot një vendim të rëndësishëm në mbështetje të kër...
Erion Veliaj TIRANE- Thashethemi se sulmet kundër prokurorëve të SPAK nuk janë shkruar nga vetë Erion Veliaj u konfirmuan me dalje...
Tedi Blushi TIRANË- Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi me anë të një deklarate ka denoncuar dënimin me 10 d...