Politike

"Rama po tenton të uzurpojë Gjykatën Kushtetuese", Meta: Nuk jam penduar që kandidova në listën e hapur!

Sa i perket kandidimit të tij në listat e hapura për zgjedhjet e 11 majit, Meta u shpreh se nuk pendohet për vendimet që i merr me bindje të plotë. 

11 Qershor 2025, 19:36 Nga N.F
"Rama po tenton të uzurpojë Gjykatën Kushtetuese",
Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka folur në lidhje me shtyrjen më 6 muaj të hetimeve ndaj tij. Meta u shpreh shtyrja e hetimeve kanë interes të izolojnë atë ekstremisht.

Ai theksoi se nuk është zhgënjyer nga ky vendim pasi sipas tij SPAK e ka shpreh partishmërinë e tyre të lartë. Sa i perket kandidimit të tij në listat e hapura për zgjedhjet e 11 majit, Meta u shpreh se nuk pendohet për vendimet që i merr me bindje të plotë. 

Kreu i PL tha se po tentoneet të zerohet çdo mendim pakice edhe në Gjykatën Kushtetuese, ndaj po e shkelin shumë rëndë Kushtetutën për të hequr edhe të vetmen gjyqtare të pavarur. Sipas tij i tmerron e vërteta, argumenti, logjika, objektiviteti dhe integriteti se i nxjerr zbuluar të besuarit e "Rilindjes".

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Meta, përsëri shtyrje të hetimit për ju.Si e shpjegoni?

Meta: Në regjimin e inceneratorit që nuk ekziston, por që vetëm Altini nuk e kupton, kjo është "normale". Sidomos kur ndodh vetëm një ditë pas përfundimit të hetimeve zyrtare, të cilat po ashtu ishin shtyrë 6 muaj vetëm në interes të izolimit tim ekstrem, me qëllim rrëmbimin e 83 mandateve në 11 Maj nga Kreu i Narkoregjimit.

Kështu që nuk jam fare i zhgënjyer nga SPAK, se ata kurrë s'më kanë zhgënjyer në partishmërinë e tyre të lartë. Si mund të siguronin edhe ata vetë mandate të përjetshme në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin? Duhet t'i mirëkuptojmë edhe ata.

Pyetje: Mos jeni i penduar tani që nuk hytë në listë të mbyllur për deputet?

Meta: Nuk pendohem kurrë për vendimet që i marr me bindje të plotë. Fakti që ndodhem në një izolim ekstrem, ku as deputetët dhe eurodeputetë apo gazetarë nuk janë lejuar të më takojnë, nuk mund të më detyrojë t'i marr vendimet si një lider që ka bërë më të mirën për demokracinë e pluralizmin politik që nga Dhjetori '90 me Lëvizjen Studentore e deri tani.

Unë kam bërë grevë urie kundër ndryshimeve kushtetuese të nxituara në vitin 2008, që pollën listat e mbyllura dhe vranë shpirtin e parlamentarizmit për të arritur deri këtu ku jemi sot. Këto pasoja nuk u ndjenë shumë deri në vitin 2019 kur edhe LSI dogji mandatet apo edhe thërrisja popullin në mitingun historik të 2 Marsit për të ndalur ligjin e betimeve te Lana të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Shikoni ç'po ndodh aktualisht! Duan të zerojnë çdo mendim pakice edhe në Gjykatën Kushtetuese, ndaj po e shkelin shumë rëndë Kushtetutën për të hequr edhe të vetmen gjyqtare të pavarur. Jo se ajo mund ti pengojë në Vendimet e Gjykatës Kushtetuese në shërbim të regjimit, por se i tmerron e vërteta, argumenti, logjika, objektiviteti dhe integriteti se i nxjerr zbuluar të besuarit e "Rilindjes".

meta

Sondazh

Poll