Politike

Bylykbashi: Asambleja e PPE miratoi rezolutën më të fortë të bërë ndonjëherë! Misioni fakt-mbledhës varet edhe nga raporti përfundimtar i ODIHR

Deputeti demokrat theksoi se sekretarja e Përgjithshme e PPE Dolors Montserrat shprehu shqetësimin për Shqipërinë se ato shqetësime që u ngritën në rezolutën në kongresin e PPE u vërtetuan

11 Qershor 2025, 22:23 Nga N.F
Bylykbashi: Asambleja e PPE miratoi rezolutën më të fortë
Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi u shpreh se në asamble e PPE-së u miratua rezoluta më e fortë e miratuar ndonjëherë. Bylykbashi i ftuar në emisionin "Log" në News24 bëri të ditur, do të krijohet një mision faktmbledhës për të gjitha farsën elektorale të ndodhur më 11 maj.

Deputeti demokrat theksoi se sekretarja e Përgjithshme e PPE Dolors Montserrat shprehu shqetësimin për Shqipërinë se ato shqetësime që u ngritën në rezolutën në kongresin e PPE u vërtetuan. Sipas tij ata do të vazhdojnë të ndjekim me shumë kujdes raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR dhe do të qëndrojnë pranë faktorëve demokratike në Shqipëri.

“Ata e shprehën shqetësimin që çfarë ishin thënë, ishin bërë. Shitblerja e votës, përdorimi i shtetit, krimi i organizuar në blerje votash, të gjitha këto u futën në rezolutë. Ata miratuan një rezolutë që ishte më e fortë ndonjëherë e miratuar në këtë forum politik.

Sekretarja e Përgjithshme e PPE Dolors Montserrat u shpreh për Shqipërinë se “jemi të shqetësuar që ato shqetësime që u ngritën në rezolutën e martuar në kongresin e PPE në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri u vërtetuan. Për rrjedhojë në do të vazhdojmë të ndjekim me shumë kujdes raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR dhe do të qëndrojmë pranë faktorëve demokratike në Shqipëri.

Kjo deklaratë i hapi rrugë edhe kërkesës tonë për një mision faktmbledhës në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri  gjë që u pranua nga Asambleja Politike e PPE. Ata do ta organizojnë sa më shpejt të jetë e mundur që ky mision të vijë në Shqipëri dhe të mbledhë fakte në lidhje me atë që kanë shkruar ata.

Sekretarja e Përgjithshme tha që do të presim edhe raporton e ODIHR. Kështu që e gjitha do të varet edhe në raport me zhvillimet këtu, procesi ankimor, denoncimet që në po bëjmë dhe raporti i OSBE/ODIHR," tha ai.

bylykbashi

Sondazh

Poll