11 Qershor 2025, 16:31
Nga E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arrestimit të qytetarit të Kosovës, Arbnor Spahiu, nga autoritetet serbe, duke e cilësuar këtë veprim si arbitrar dhe të motivuar politikisht. Osmani tha se arrestimet e qytetarëve të Kosovës nga Serbia gjatë kalimit kufitar janë veprime të ngjashme me ato të regjimeve shoviniste të viteve ’90.
Gjithashtu ajo theksoi se arrestimi i Spahiut është bërë mbi akuza tërësisht të rreme dhe nuk ka të bëjë me sundimin e ligjit, por me praktikat e një regjimi që refuzon të përballet me të kaluarën dhe që keqpërdor ligjin për të kërcënuar qytetarët e Kosovës. Presidentja kërkoi ndaljen e menjëhershme të asaj që e quajti fushatë të arrestimeve politike nga Serbia, duke e cilësuar këtë si rrezik për përpjekjet për dialog dhe normalizim të marrëdhënieve.
Osmani njoftoi se Kosova ka pasur kontakte të vazhdueshme me Zyrën Ndërlidhëse në Beograd dhe ka kërkuar reagimin e shteteve të Quint-it dhe Misionit të BE-së që këto shkelje të mos kalojnë pa përgjegjësi. Në fund, Presidentja përsëriti thirrjen drejtuar qytetarëve të Kosovës që të shmangin kalimin nëpër Serbi, duke i konsideruar këto arrestime si pjesë të tendencave destabilizuese të shtetit serb.
"Arrestimet e qytetarëve tanë nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit janë veprime arbitrare, të ngjashme me ato shoviniste të viteve ’90. Serbisë nuk i interesojnë as të drejtat e njeriut, as konventat ndërkombëtare, e as standardet evropiane. Siç po dëshmohet çdo ditë e më shumë, e vetmja mendësi që i përshtatet është ajo e diktaturave me frymë të së kaluarës. I tillë është edhe arrestimi i qytetarit të Kosovës, Arbnor Spahiu, mbi baza dhe akuza tërësisht të rreme. Ky akt nuk ka të bëjë me sundimin e ligjit, por me vazhdimësinë e praktikave të vjetra të një regjimi që refuzon të përballet me të kaluarën dhe që keqpërdor ligjin për të kërcënuar qytetarët tanë.
Serbia duhet të ndalë menjëherë fushatën e saj të arrestimeve politike kundër qytetarëve të Kosovës dhe të mbahet përgjegjëse ndërkombëtarisht për veprimet e saj arbitrare. Këto veprime jo vetëm që pengojnë lirinë e lëvizjes, por edhe rrezikojnë çdo përpjekje për dialog e normalizim të marrëdhënieve. Gjatë ditëve të fundit, përveç kontakteve të vazhdueshme me Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, kemi kërkuar edhe reagimin e fuqishëm të shteteve të Quint-it dhe Misionit të BE-së, në mënyrë që këto shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e Serbisë të mos injorohen. Njëkohësisht, përsëris thirrjen drejtuar qytetarëve tanë që të shmangin kalimin nëpër Serbi, duke qenë të vetëdijshëm për praktikat arbitrare të arrestimeve pa arsye si dhe për tendencat destabilizuese të këtij shteti," tha Osmani.
vjosa osmani
Politike
11 Qershor 2025, 16:34
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kryeministri përmes një njoftimi për shtyp ka njoftuar sot Komiteti i Përfaqësuesve të P&eu...
Politike
11 Qershor 2025, 16:22
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka miratuar sot një vendim të rëndësishëm në mbështetje të kër...
Politike
11 Qershor 2025, 15:23
Erion Veliaj
TIRANE- Thashethemi se sulmet kundër prokurorëve të SPAK nuk janë shkruar nga vetë Erion Veliaj u konfirmuan me dalje...
Politike
11 Qershor 2025, 15:20
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi me anë të një deklarate ka denoncuar dënimin me 10 d...
Politike
11 Qershor 2025, 14:26
M.B
I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takim...
Politike
11 Qershor 2025, 14:23
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesën e bërë nga Unioni i Gjyqtarëve për rritje të...
Politike
11 Qershor 2025, 13:09
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha ...
Politike
11 Qershor 2025, 12:54
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama po bën presione të jashtëz...
Politike
11 Qershor 2025, 12:43
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku pyet dhe...
Politike
11 Qershor 2025, 12:41
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha ...