Politike

Pranimi i emigrantëve të dëbuar/ Reagon DASH: Mirënjohje për Kosovën! Partner i besueshëm për kthimin e sigurt të emigrantëve në vendin e origjinës

 Në një deklaratë për CBS News, Departamenti i Shtetit shpreh mirënjohje ndaj Kosovës për rolin e saj në këtë proces.

11 Qershor 2025, 17:30 Nga E. D
Pranimi i emigrantëve të dëbuar/ Reagon DASH:
foto ilustruese

KOSOVË- Departamenti i Shtetit Amerikan ka reaguar menjëherë pas miratimit të Qeverisë së Kosovës për pranimin e emigrantëve nga SHBA. Në një deklaratë për CBS News, Departamenti i Shtetit shpreh mirënjohje ndaj Kosovës për rolin e saj në këtë proces.

“Jemi mirënjohës partnerit tonë, Kosovës, për pranimin e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga Shtetet e Bashkuara dhe për lehtësimin e kthimit të sigurt të këtyre personave në vendet e tyre të origjinës," thuhet në deklaratë. 

Ky reagim vjen pasi Kosova ka shprehur gatishmërinë për të strehuar përkohësisht deri në 50 persona të tillë, si pjesë e një bashkëpunimi të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimi për këtë është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 11 qershor 2025.

Bashkëpunimi i Kosovës me SHBA-të në këtë fushë konsiderohet një shembull i qartë i marrëdhënieve të qëndrueshme mes dy vendeve dhe përkushtimit të Kosovës për të kontribuar në çështje globale të sigurisë dhe humanizmit.

dash kosove emigrante shba donal trump

Sondazh

Poll