Aktualitet

Konflikt në Tiranë, dyshime për të shtëna me armë zjarri, në vendngjarje gjenden gëzhoja

Sipas informacioneve paraprake, ka dyshime se gjatë konfliktit ka pasur edhe të shtëna me armë.

11 Qershor 2025, 07:58 Nga M.B
Konflikt në Tiranë, dyshime për të shtëna me armë
Foto ilustruese

TIRANA- Një konflikt mes disa personash dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e “Ali Demit” në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, ka dyshime se gjatë konfliktit ka pasur edhe të shtëna me armë.

Gjithashtu bëhet me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, por ende nuk ka një reagim zyrtar. Momentalisht nuk raportohet për të plagosur, ndërsa mësohet se policia që prej mbrëmjes së djeshme po merret me krehjen e zonës.

tirana

Sondazh

Poll