Politike

Do të marrë pjesë në samit, Spiropali udhëton drejt Ukrainës, ndan foton me ambasadorin shqiptar në Kiev

Paraditen e sotme Spiropali ka ndarë një postim në rrjete sociale, nga kufiri mes Moldavisë dhe Ukrainës.

11 Qershor 2025, 11:08 Nga M.B
Do të marrë pjesë në samit, Spiropali udhëton drejt
Elisa Spiropali

UKRAINA- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali do të marrë pjesë në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore që do të zhvillohet në Odesa të Ukrainës. Paraditen e sotme Spiropali ka ndarë një postim në rrjete sociale, nga kufiri mes Moldavisë dhe Ukrainës. Konkretisht Spiropali ka postuar foton me ambasadorin e Shqipërisë në Ukrainë, Ernal Filo.

“Me ambasadorin tonë Ernal Filo, në kufirin Moldavi–Ukrainë, rrugës për në Samitin Ukrainë–Evropa Juglindore, që do të zhvillohet në Odesa”, shkruan Spiropali në rrjete sociale.

elisa spiropali

Sondazh

Poll