Politike

Mes viktimave edhe një vajzë nga Kosova, Kurti për sulmin e armatosur në Austri: Secili ka të drejtën për një mjedis ku mund të mësojë pa frikë! Ngushëllime familjeve të prekura

Përmes një postimi në rrjetin social X, Kurti u shpreh i pikëlluar për këtë ngjarje tragjike.

10 Qershor 2025, 20:07 Nga N.F
Mes viktimave edhe një vajzë nga Kosova, Kurti për sulmin e
Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me sulmin në Austri ku humbën jetën 10 persona. Mes viktimave është edhe një vajzë nga Kosova. Kurti u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave të sulmit të armatosur. Përmes një postimi në rrjetin social X, Kurti u shpreh i pikëlluar për këtë ngjarje tragjike.

Ai theksoi se të gjithë e kanë të drejtën themelore për siguri dhe për një mjedis ku mund të mësojnë pa frikë dhe kërcënim. Kurti tha se në emër të popullit dhe qeverisë së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të prekura dhe solidaritetin me popullin e Austrisë.

"Jemi thellësisht të pikëlluar nga të shtënat tragjike në shkollën në Graz. Secili ka të drejtën themelore për siguri dhe për një mjedis ku mund të mësojë pa frikë dhe kërcënim. Në emër të popullit dhe qeverisë së Kosovës, u shpreh ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të prekura dhe shpreh solidaritetin tonë me popullin e Austrisë," shkruan ai.

 

 

kurti

Sondazh

Poll