Politike

Takimi i kryenegociatorëve në Bruksel, Bislimi jep detaje: Sorensen ka vizion të qartë si të ecet përpara! Po bën një punë shumë të mirë

Ai shtoi se ka patur dakordim mes palëve dhe u është dhënë kohë që në takimin e radhës të sjellin në mënyrë të shkruar idetë se si mund të sigurohen që bisedimet të ecin përpara.

10 Qershor 2025, 20:44 Nga N.F
Takimi i kryenegociatorëve në Bruksel, Bislimi jep detaje: Sorensen ka
Bislimi

BRUKSEL- Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç kanë zhvilluar takimin e parë në Bruksel nën ndërmjetësimin e emisarit të ri për dialogun, Peter Sorensen.  Pas takimit, Bislimi para gazetarëve është shprehu se sot kanë pasur një seri takimesh. Ai tha se kanë filluar me një takim trepalësh. 

“Ideja ka qenë që sot të kemi tri tema të ndryshme që trajtojmë. Në pjesën e parë jemi dakorduar për principet sesi duhet të udhëhiqen takimet në trilateral tash në kohën e z. Sorensen dhe aty mendoj që kemi arritur një dakordim të përgjithshëm. Në pjesën e dytë që ka qenë pjesa qendrore e takimit të sotëm kemi diskutuar për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike ku palët kemi treguar idetë tona se si mendojmë që mund të sigurohemi që Marrëveshja Bazike zbatohet”, tha Bislimi.

Ai shtoi se ka patur dakordim mes palëve dhe u është dhënë kohë që në takimin e radhës të sjellin në mënyrë të shkruar idetë se si mund të sigurohen që bisedimet të ecin përpara.

"Ndërkaq tema e tretë të cilën është dashur të trajtohet ka qenë tema të tjera ku pastaj secila palë ka propozuar idetë e veta. Duke qenë se nuk jemi dakorduar për një agjendë të përbashkët atëherë takimet kanë vazhduar në formatin bilateral, ku Serbia ka diskutuar me BE-në tema që i ka pa si të rëndësishme dhe ne kemi diskutuar temat tona”.

Bislimi ka thënë se për Kosovën ka qenë tema më e rëndësishme për momentin ajo e personave të pagjetur që e ka marrë pjesën më të madhe të takimit. Ai thekoi se gjatë takimi ka treguar se çfarë ka bërë Kosova në këto muaj e çfarë nuk ka bërë pala tjetër.

“Tema tjetër që ka qenë shumë e rëndësishme për neve ka të bëjë me transferet financiare drejt qytetarëve në Luginën e Preshevës, ku kemi argumentuar se si ideja jonë nuk përbën kurrfarë shkelje, e në fakt garanton transparencë të plotë. Tema e tretë që ka qenë shumë e rëndësishme për neve dhe kemi diskutuar në bilateral është funksionalizimi i interkoneksionit me Serbinë i cili po e rrit koston e transmisionit për energjinë jo vetëm në Kosovë por edhe për rajonin.

Tema e katërt që e kemi ngrit ka qenë për takimet e grupit të zbatimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, ku ne kemi treguar propozimet tona dhe kemi arsyetuar ngecjet e deritanishme të cilat janë bërë kryesisht me pengesat që ka bërë Serbia. Tema e fundit që kemi ngrit është ajo e fushatës sistematike të dezinformatave që është organizuar dhe po shpërndahet nga ana e Serbisë e cila ka qëllime të caktuara që të krijojë një percepcion për keqtrajtim të komunitetit serb në Kosovë,” tha ai.

I pyetur nëse ka ndonjë ndryshim të qasjes tek pala evropiane, tani me ndërmjetësin e ri në dialog, Bislimi ka thënë se në pjesën e parë kanë dakorduar principet për ecjen përpara në këto takime dhe mendon se kjo ka reflektuar edhe stilin tjetër të ndërmjetësimit të Sorensen.

"Ne jemi dakord me të gjitha propozimet e tij dhe i mbështesim të njëjtat. Mendojmë që ato sigurojnë edhe një raportim më të mirë tek vendet anëtare për atë se çfarë ndodh brenda, por edhe qartësi te palët që pastaj të mos keqpërdorin bisedat brenda për interpretime mediatike jashtë takimit, që mendoj që në këtë drejtim z. Sorensen është duke bërë një punë shumë të mirë," shtoi Bislimi.

Krynegociatori serb foli edhe për rolin e Sorensenit si ndërmjetës i dialogut. Për dallim nga homologu kosovar që vlerësoi se emisari i ri ka vizion të qartë për dialogun, Petkoviq tha se nuk dëshiron ta gjykojë Sorensenin bazuar vetëm në takimin e parë trepalësh.

Petkoviç tha se në Bruksel ka diskutuar për çështjen e personave të zhdukur, por edhe për tema të tjera, sikurse energjia. Ai po ashtu tha se është rënë dakord që bisedimet në nivel kryenegociatorësh të vazhdojnë në fillim të korrikut.

bislimi

Sondazh

Poll