Politike

Takimi trepalësh me Bislimin dhe Petkoviç, Sorensen paralajmëron një takim të dialogut të nivelit të lartë: Ramë dakord që diskutimi të vazhdojë së shpejti!

Sorensen përmes një postimi në "X" shkruan se në këtë takim kanë folur për përgatitjen e një takimit të dialogut të nivelit të lartë. Kjo nënkupton për një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

10 Qershor 2025, 22:10 Nga N.F
Takimi trepalësh me Bislimin dhe Petkoviç, Sorensen
Takimi

BRUKSEL- Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka reaguar pas takimt trepalësh me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë serb, Petar Petkoviç. Sorensen përmes një postimi në "X" shkruan se në këtë takim kanë folur për përgatitjen e një takimit të dialogut të nivelit të lartë. Kjo nënkupton për një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Organizova një takim të gjatë të Kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Folëm rreth avancimit të normalizimit të marrëdhënieve të tyre në përgatitje të një takimi të Dialogut të nivelit të lartë, detyrimeve të zbatimit në pritje dhe çështjeve aktuale. Ramë dakord që diskutimi të vazhdojë së shpejti”, thuhet në njoftim.

 Pas takimit, Bislimi para gazetarëve është shprehu se sot kanë pasur një seri takimesh. Ai tha se kanë filluar me një takim trepalësh. Ai shtoi se ka patur dakordim mes palëve dhe u është dhënë kohë që në takimin e radhës të sjellin në mënyrë të shkruar idetë se si mund të sigurohen që bisedimet të ecin përpara.

Bislimi ka thënë se për Kosovën ka qenë tema më e rëndësishme për momentin ajo e personave të pagjetur që e ka marrë pjesën më të madhe të takimit. Ai thekoi se gjatë takimi ka treguar se çfarë ka bërë Kosova në këto muaj e çfarë nuk ka bërë pala tjetër.

bislimi petkovic sorensen

Sondazh

Poll