10 Qershor 2025, 16:44
Nga N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e 147-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kurti theksoi se nuk ka ndryshuar kurrë thirrja e kësaj ngjarje të përvitshme se “Lidhja është gjallë".
“Lidhja Shqiptare me seli në Prizren, është pika më kulmore e Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ajo është Rilindja Kombëtare në akt politik. Lidhja Shqiptare, e cila u themelua në Prizren, në Xhaminë e Bajrakut me 10 Qershor 1878, paraqet një lloj nyje tek e cila përbashkohen të gjitha çështjet kyçe dhe temat qendrore të historisë moderne të shqiptarëve dhe kjo, si në kontekstin e brendshëm shqiptar, ashtu edhe në gjendjen e shoqërisë botërore të asaj kohe”, tha ai.
Kurti përmendi faktin se Lidhja Shqiptare u formua si organizatë politike, e cila do ta artikulonte vullnetin politik të të gjithë shqiptarëve karshi vendimeve të Kongresit përkatësisht Traktatit të Berlinit. Themelimi i Lidhjes do t’i jepte zë mendimit politik të Sami Frashërit dhe të Pashko Vasës, dy emra të mirënjohur edhe brenda vetë sferës publike osmane.
Kryeministri theksoi se për herë të parë në një interval disa shekullor historik, Lidhja po themelonte një kah të ri, atë të idesë së bashkimit në ide e përfaqësim e përpjekje të shqiptarëve.
“Ajo po bashkonte rreth një projekti të vetëm politik kombëtar përtej dallimeve fetare, krahinore e fisnore, numrin maksimal të shqiptarëve në të katër vilajetet e banuara me shumicë shqiptare. Qëllimi ishte një vilajet shqiptar i mëvetësishëm si njësi unike në hapësirën e Rumelisë, siç quheshin territoret evropiane të Perandorisë Osmane atëbotë. Lidhja i dha pozicion të qartë politik shqiptarëve sa i takon premisës tashmë gjerësisht evropiane të rezultimit të çdo kombi të vërtetë me një shtet për vete”, tha ai.
Në 147-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kurti tha se Lidhja dhe mendimtarët e Rilindjes e thanë qartë si një Ballkan i qetë dhe me të ardhme premtuese është Ballkani ku shqiptarët respektohen në gjuhën, numrin dhe territorin e tyre. Ata kërkonin atë që u takonte, dhe mëvetësinë nuk e donin për të dominuar të tjerët, por për të qenë të barabartë me të tjerët.
“Le të mendojmë sa herë që përmendim Lidhjen, edhe Rilindjen, këtë lëvizje të madhe të mendimit dhe të gjuhës të përbërë nga njerëz të një dije të lartë e të shquar, të vendosur më shumë se kurrë përpara një të shkuare të pashtjelluar kombëtare dhe një horizonti të ndërlikuar ndërkombëtar. Andaj, i shkon një nderim monumental të tërë atyre njerëzve që e ideuan Lidhjen dhe që e themeluan atë në qytetin e bukur të Prizrenit”, shtoi Kurti.
kurti lidhja e prizrenit
Politike
10 Qershor 2025, 16:10
E. D
Brunilda Laboviti
TIRANË- Brunilda Laboviti, e cila fitoi zgjedhjet për presidente të Urdhrit të Psikologut, por se nuk u lejua në...
Politike
10 Qershor 2025, 15:57
E. D
foto ilustruese
DURRË- KAS vendosi hapjen dhe rinumerimin e votave ne qendrat e votimit ne KZAZ 21 dhe 22 te Qarkut Durres. Vendimi i KAS erdhi p...
Politike
10 Qershor 2025, 15:47
E. D
Endrit Alibej dhe Emiljano Ramazani
TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej, ka treguar në GJKKO detaje nga ngjarje...
Politike
10 Qershor 2025, 15:26
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me tragjedinë në qytetin Graz të Austrisë, ku t&eu...
Politike
10 Qershor 2025, 15:17
E. D
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Ilir Alimehmeti, i cili kandidoi nga lista e hapur e PD-së, që për pak vota mund të hynte në parlamen...
Politike
10 Qershor 2025, 15:10
N.F
Petkoviç
SERBI- Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, ka paralajmëruar se gjatë së martës në Bruksel do t&...
Politike
10 Qershor 2025, 13:39
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp ku tha se n...
Politike
10 Qershor 2025, 13:37
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp ku tha se n...
Politike
10 Qershor 2025, 13:35
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp ku tha se p...
Politike
10 Qershor 2025, 13:19
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë sot publike disa pamje të cilat tregojnë aplikimin e...