Aktualitet

"Lufta" në ministrinë e Brendshme djeg të pafajshmit/ Gjykata e Korçës nxjerr në shkelje AMP-në: Arrestimi i policëve në Kapshticë, ishte i paligjshëm!

Siç duket lufta e brendshme në ministrinë e Brendshme bie mbi policët e pafajshëm qe sot kanë të drejtën ta hedhin AMP-në dhe prokurorin e çështjes në gjyq.

10 Qershor 2025, 14:54 Nga DOSJA
"Lufta" në ministrinë e Brendshme djeg të pafajshmit/
foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Korçës ka zhvilluar sot seancën për masën e sigurisë për policët dhe shoferin e arrestuar në Kapshticë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi u gjetën 6 kg heroinë në një automjet. Me vendimin e dhënë në fund fund të seancës gjykata ka nxjerrë AMP-në shkelje, pasi vleftësoi si të paligjshëm arrestimit e policëve si dhe vendosi pezullim nga detyra për:

1.N/komisar Ylli Dushku me detyre Pergjegjes Turni ne PKK Kapshtice

2.Inspektor Franc Bylyku me detyre N/specialist kontrollor ne PKK Kapshtice

3.Inspektor Lirim Hymetllari me detyre Trupe sherbimi ne PKK Kapshtice

4.Inspektor Denion Myteberi me detyre Trupe sherbimi kontroll vija e dyte ne PKK Kapshtice

Sipas AMP-së, punonjësit e policisë dyshohet se kishin lejuar të kalonte një mjet në Pikën e Kapshticës, e cila po transportonte 6 kg heroinë të ndarë në pako.

"Në vijim të hetimeve dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrit të dokumentohej me prova shpërdorimi i detyrës nga ana e punonjësve të policisë, të cilët me mosveprime dhe në shkelje të ligjit nuk kanë ushtruar kontroll ndaj mjetit me drejtues shtetasin V. B., ku ishte e fshehur një sasi e dyshuar lëndë narkotike “Heroinë”.", thuhej ndër të tjera në njoftimin e AMP-së. 

Siç duket lufta e brendshme në ministrinë e Brendshme bie mbi policët e pafajshëm qe sot kanë të drejtën ta hedhin AMP-në dhe prokurorin e çështjes në gjyq.

amp gjykata e korces kapshtice

Sondazh

Poll