10 Qershor 2025, 14:56
Nga M.B
Foto nga operacioni
TIRANA- Prokurori e Posaçme ka lexuar pretencën për operacionin “Flakë në Det” ndërsa kërkon që anëtarët e grupit të trafikimit të lëndëve narkotike të shpallen fajtorë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Mësohet se në seancën e radhës, datë 27 qeshor ora 11:30, do të zhvillohet mbrojta e të pandehurve. Bëhet fjalë për një grup të mirëorganizuar, të cilët transportonin lëndën narkotike nga Patoku në drejtim të vendeve të tjera të BE-së.
Lista me emrat e anëtarëve të grupit dhe dënimi që kërkohet për ata nga SPAK:
Arlind Isamailukaj 15 vite burg me gjykim të shkurtuar më 10 vite burg
Gzim Cela 16 vite burg / 10 vite e 8 muaj burg
Nerim Cela 14 vite burg / 9 vite e 4 muaj burg
Armando Mema 12 vite burg / 8 vite burg
Dritan Mataj 12 vite burg / 8 vite burg
Arben Dalipaj 14 vite burg/ 9 vite e 4 muaj burg
Besnik Brokeri 12 vite burg / 8 vite burg
Alket alis Dritan Deda 12 vite burg / 8 vite burg
Selami Lushka 12 vite burg / 8 vite burg
Kyrylo Ponomarego 13 vite burg/ 8 e 4 muaj vite burg
Ksenofon Bodo 12 vite burg / 8 vite burg
Armando Papa 12 vite burg / 8 vite burg
Kostiantyn Biellon 12 vite burg / 8 vite burg
Operacioni anti-drogë u zhvillua nga policia shqiptare në bashkëpunim me Gurdia di Finanza. Operacioni nisi pasi strukturat monitoruese në terren, vunë rë lëvizjën me shpejtësi të një gomonie, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin. Gomonia është afruar pranë një tjetër mjeti lundrues tip veliere dhe më pas trafikantët që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike. Në operacion u përfshinë avionët e Frontex-it dhe të GDF-së, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjetet e GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e veleries. Trafikantët e drogës që ndodheshin në velerie, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë.
Në të njëjtën kohë me ndërhyrjen nga deti, efektivët e Repartit Special “RENEA” kanë ndërhyrë nga toka, në ambientet e një restoranti në lagunën e Patokut, ku po qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike. Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me SPAK-un, u bë arrestimi për veprat penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”.
flake ne det
Aktualitet
10 Qershor 2025, 14:35
r.ll
pamje nga investigimi
TIRANË- Emisioni investigativ Piranjat kanë depozituar ditën e sotme në SPAK padi ndaj kryetares s&eum...
Aktualitet
10 Qershor 2025, 14:16
dumani, alibej
TIRANË- I penduari i drejtësisë vijon me dëshminë e tij në seancën për "Plumbin e Artë" në...
Aktualitet
10 Qershor 2025, 14:14
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ndryshimet klimatike të cilat janë bërë më evidente në formën me të cilën manifestohen...
Aktualitet
10 Qershor 2025, 13:55
M.B
Foto ilustruese
LIBRAZHD- Një ngjarje e rëndë, është regjistruar në qytetin e Librazhdit ku një 75-vjeçar...
Aktualitet
10 Qershor 2025, 13:10
I.A
Erjon Alibej
TIRANË- Erjon Alibej nxjerr detaje nga veshjet që përdornin për vrasjet në bënin. Duke folur para GJKKO-s&e...
Aktualitet
10 Qershor 2025, 12:59
M.B
Foto ilustruese
KORÇA- Dy grabitës, që shtynë djalin 12-vjeçar të pronarit të banesës të grabiste 6 m...
Aktualitet
10 Qershor 2025, 12:39
M.B
Para
VLORA- Një 43-vjeçar është proceduar penalisht, pasi tentoi të hynte në territorin e Republikës së Shqi...
Aktualitet
10 Qershor 2025, 12:23
M.B
Shpëtim Osma
DURRËS- Gjykata e Durësit ka caktuar masën “arrest me burg” për 56-vjeçarin Shpëtim Osma...
Aktualitet
10 Qershor 2025, 12:20
I.A
Mario Perlleshaj dhe Martin Cani
TIRANË- Pamjet nga momenti i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani në shkollën Fan Noli jan&...
Aktualitet
10 Qershor 2025, 12:09
r.ll
foto nga operacioni
BULQIZË- Një parcelë më me rreth 1800 fidanë dhe bimë të llojit kanabis është zbuluar...