Aktualitet

"Ke nevojë për disa veshje si të OFL-së?"/ Erjon Alibej nxjerr detajet nga atentatet: Veshjet janë bërë në Kosovë, i mora në Kukës

Më tej, Alibej është shprehur se këto veshje ia ka dorëzuar Nuredin Dumanit. 

10 Qershor 2025, 13:10 Nga I.A
"Ke nevojë për disa veshje si të OFL-së?"/ Erjon
Erjon Alibej

TIRANË- Erjon Alibej nxjerr detaje nga veshjet që përdornin për vrasjet në bënin. Duke folur para GJKKO-së, Alibej ka theksuar se veshjet si të OFL-së i porosisnin në Kosovë dhe më pas i merrte në Kukës vetë. Më tej, Alibej është shprehur se këto veshje ia ka dorëzuar Nuredin Dumanit. 

"Kam pas dhe një mik në Kukës, Bujar Gërmizin, i thashë Nuredinit “ke nevojë për disa veshje si të OFL-së?” Më tha “po”, dhe nga Bujari mora disa veshje si të OFL-së, policisë dhe ia kam dhënë Nuredinit, jelekë dhe kambale, me mbishkrimin OFL. Janë bërë në Kosovë veshjet, unë i mora në Kukës," tha Alibej. 

erjon alibej nuredin dumani

Sondazh

Poll