Aktualitet

"Jam ndjerë i ofenduar dhe i sulmuar!" Plagosi me armë çiftin në Rrogozhinë, Gjykata lë në burg 56-vjeçarin

Bëhet me dije se Osma nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për aktin që kreu.

10 Qershor 2025, 12:23 Nga M.B
"Jam ndjerë i ofenduar dhe i sulmuar!" Plagosi me armë
Shpëtim Osma

DURRËS- Gjykata e Durësit ka caktuar masën “arrest me burg” për 56-vjeçarin Shpëtim Osma, i cili plagosi me armë zjarri fqinjët e tij, çiftin Sami dhe Nadire Disha, në fshatin Gos të Rrogozhinës më 6 qershor 2025. Bëhet me dije se Osma nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për aktin që kreu.

Sipas informacioneve ai ka pretenduar se u ndje i ofenduar dhe i sulmuar fizikisht nga bashkëshortët Disha, me të cilët ishte përfshirë më parë në një konflikt verbal për shkak të erës dhe zhurmës që shkaktonin qeni dhe bagëtitë e vendosura nga çifti në oborrin e shtëpisë përballë banesës së tij. Godian është e pabanuar dhe ndaj shfrytëzohej nga çifti Disha për të mbajtur bagëtitë, larg nga shtëpia e tyre, që ndodhet në të njëjtën rrugicë.

Ditën e ngjarjes Osma ka deklaruar se ka pasur konflikte të vazhdueshme me familjen Disha pasi qeni i tyre i linte pa gjumë dhe vetëm lehte. Ai ka thënë se kishte kërkuar disa herë të merrnin masa për këtë shqetësim që i shkaktonte qeni.

shpëtim osma

Sondazh

Poll