Aktualitet

Erjon Alibej tregon pseudonimet e Plarent Dervishit në SKY ECC: Kodet i kishte 'Barcelona' dhe 'Ghost'

Gjatë dëshmisë në gjyq ditën e sotme, Alibej ka theksuar se në Plarent Dervishin ka folur në SKY ECC në lidhje me Talo Çelën.

10 Qershor 2025, 11:22 Nga I.A
Erjon Alibej tregon pseudonimet e Plarent Dervishit në SKY ECC: Kodet
Erjon Alibej

TIRANË- I penduari i Drejtësisë Erjon Alibej ka treguar pseudonimet e Plarent Dervishit në aplikacionin SKY ECC. Gjatë dëshmisë në gjyq ditën e sotme, Alibej ka theksuar se në Plarent Dervishin ka folur në SKY ECC në lidhje me Talo Çelën. Ndërkohë që më tej ka theksuar se Dervishi ka pasur kodet në SKY ECC me emrat  ‘Barcelona’ dhe ‘Ghost’. 

“Në Sky ECC më shkruante Plarent Dervishi. Kam pasur kontakt me të. Ai kishte kodet ‘Barcelona’ dhe ‘Ghost’. Më tha: ‘Mbohet qefi që e ke gjet Talo Çelën’. U habita si e dinte, por më pas u kujtova që Plarenti kishte shumë muhabet me Festim Qolin”, tha Alibej.

erjon alibej plarent dervishi

Sondazh

Poll