Aktualitet

Gara për drejtuesin e BKH-së/ Nga Haki Çako te Gledis Nano, publikohen EMRAT e aplikantëve

SPAK njofton se, në kuadër të thirrjes së hapur për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, deri në afatin e vendosur nga Komisioni i Përzgjedhjes rezulton se kanë aplikuar 13 kandidatë.

10 Qershor 2025, 11:58 Nga M.B
Gara për drejtuesin e BKH-së/ Nga Haki Çako te Gledis Nano,
Foto ilustruese

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka publikuar emrat e 13 kandidatëve për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. SPAK njofton se, në kuadër të thirrjes së hapur për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, deri në afatin e vendosur nga Komisioni i Përzgjedhjes rezulton se kanë aplikuar 13 kandidatë.

Pas mbylljes së aplikimeve, procesi kalon në fazën e verifikimit paraprak, gjatë së cilës, Komisioni i Përzgjedhjes do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për të vlerësuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Kandidatët që kalojnë fazën e verifikimit paraprak do të ftohen për të marrë pjesë në fazat pasardhëse të procesit.

LISTA e aplikantëve sipas rendit afalbetik:

1. Andi Pogaçe

2. Artur Beu

3. Astrit Halilaj

4. Elton Kërluku

5. Gentian Ndoi

6. Gentjan Shehaj

7. Gledis Nano

8. Haki Çako

9. Joni Keta

10. Maoricio Sheldija

11. Marinela Pilinçi

12. Miklovan Kanani

13. Nevrus Ndregjoni

bkh spka

Sondazh

Poll