Aktualitet

"Kontaktet me “hoxhen” i kishte Sander Baho"/ Erjon Alibej tregon vrasjen e Dorian Shkozës: I dhash 150 mijë euro që të kishte besim

Alibej para GJKKO-së ka treguar se Nuredin Dumanit i ka dhënë makinën që përdori dhe armën te pazari i Rrogozhinës, ndërkohë që theksoi se në momentin që i mori, Dumani ndodhej me Klevis Allën.

10 Qershor 2025, 11:33 Nga I.A
"Kontaktet me “hoxhen” i kishte Sander Baho"/ Erjon Alibej
Erjon Alibej

TIRANË- I penduari i Drejtësisë Erjon Alibej ka treguar detaje nga vrasja e Dorian Shkozës që ka ndodhur në vitin 2020 në lagje n 14 në Durrës. Alibej para GJKKO-së ka treguar se Nuredin Dumanit i ka dhënë makinën që përdori dhe armën te pazari i Rrogozhinës.

Ndërkohë që theksoi se në momentin që i mori, Dumani ndodhej me Klevis Allën, që njihej me pseudonimin 'Nipi'. Më tej ai ka shtuar se me një të njohurin e tij i ka çuar atij 150 mijë euro, për t'i treguar që kishte para.   

“ Ja dhashë makinën dhe armët te pazari i Rrogozhinës, ishte me Klevis Allën kur i mori. Më pas, Nuredini kërkoi dhe 50 mijë euro. Ia çova me një mikun tim. Ia dhashë gjithsej 150 mijë euro, që të shikonte që kisha lek dhe të kishte besim. Per Dorjan Shkozen kam paguar 100 mije euro, nga hoxha jane bler disa arme, varionin cmimet nga 500-1000 deri 3500 euro. Nuk e di fiks se kontaktet me “hoxhen” i kishte Sander Baho. Me nuredin dumanin jam takuar pas vrasjes se vellezerve Haxhia. Por me nuredinin isha ne kontakt te vazhdueshem, Henrik Hoxhen se njifja vetem kam degjuar qe kishte pseudonimin “kusho” edhe “nipi” qe i drejtohej Klevis Allës. Me Nuredinin flisja per Talo Çelën qe pas vrasjes se Dorjan Shkozes do u bente i gjalle apo jo.”, u shpreh ai.

erjon alibej dorian shkoza viktor haxhia besmir haxhia

Sondazh

Poll