Aktualitet

"Procesi i rinumërimit do të zgjasë 18-20 ditë", Celibashi: KQZ nuk do të kërkojë para shtesë, kemi kursyer fonde nga procesi votimit jashtë vendit

Ai tha se gjithçka do të realizohet nga stafi i KQZ-së dhe se muajt korrik dhe gusht do t'i gjejë të angazhuar me zgjedhjet, ndërsa shtoi se lejet vjetore të punonjësve janë anuluar.

10 Qershor 2025, 10:31 Nga r.ll
"Procesi i rinumërimit do të zgjasë 18-20 ditë",
celibashi

TIRANË- Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha sot në deklaratën për mediat se procesi i rinumërimit të votave do të zgjasë 18 deri në 20 ditë. Ai tha se gjithçka do të realizohet nga stafi i KQZ-së dhe se muajt korrik dhe gusht do t'i gjejë të angazhuar me zgjedhjet, ndërsa shtoi se lejet vjetore të punonjësve janë anuluar.

Më tej bëri me dije se për realizimin e procesit KQZ-ja nuk do të kërkojë para shtesë, pasi sipas tij janë kursyer fonde nga procesi i votimit të diasporës. 

"Procesi do të zgjasë 18-20 ditë. Të paktën edhe gjysma e parë e gushtit do na gjejë ende të angazhuar me zgjedhjet e 11 majit. Nuk do të angazhojë fonde të tjera shtesë, KQZ s’do kërkojë fonde shtesë për këtë proces, kemi kursyer fonde nga procesi i votimit nga jashtë, nga kontrata që kemi me operatorin e shërbimit postar dhe aspekte të tjera të këtij procesi dhe procesit zgjedhor më tërësi. Nga një vlerësim paraprak, s’do kemi nevojë për fonde shtesë për këtë proces”, tha Celibashi. 

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll