Aktualitet

Rinumërimi i votave në qarkun e Tiranës dhe Fierit, Celibashi zbardh detaje: Procesi do të nisë javën e ardhshme, ja ku do të zhvillohet

Rinumërimi i votave do të zhvillohët tek Pallati i Sportit "Fahrie Hoti", sepse te Parku Olimpik është planifikuar të zhvillohet kampionat europian i volejbollit.

10 Qershor 2025, 10:16 Nga r.ll
Rinumërimi i votave në qarkun e Tiranës dhe Fierit, Celibashi
celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka ndarë detaje mbi procesin e rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët në qarkun e Fierit dhe Tiranës.

Celibashi është shprehur se procesi do të nisë të hënën ose të martën e javës së ardhshme. Ai theksoi se është dashur kohë për t'u përgatitur, për shkak të angazhimit të madh që kërkon ky proces.

Rinumërimi i votave do të zhvillohet tek Pallati i Sportit "Fahrie Hoti", sepse te Parku Olimpik është planifikuar të zhvillohet kampionat europian i volejbollit.

“Është dashur kohë për t’u përgatitur pasi ky proces kërkon një angazhim të madh, si në aspektin logjistik ashtu edhe njerëzor. Në një kohë rekord ia kemi dalë ta kemi gati infrastrukturën dhe kapacitete njerëzore për ta nisur këtë proces të hënën ose të martën e javës që vjen.

Do zhvillohet tek Pallati i Sportit Farie Hoti. Nuk mund të zhvillohet te Parku Olimpik për shkak të rrethanave objektive aty është parashikuar të zhvillohet kampionat europian i volejbollit dhe kemi qenë të detyruar të shikojmë një opsion tjetër. 99.9% procesi do zhvillohet tek Pallati i Sportit Farie Hoti.

Për Tiranën, procesi i rinumërimit ka angazhuar 208 grupe numërimi ose 104 tavolina, për Fierin 46 tavolina ose 92 grupe numërimi. Shkojnë gati 150 tavolina. Kemi rreth 6 herë më pak tavolina, do na duhet 6 herë më shumë kohë, për të numëruar dhe vlerësuar votat dhe për të bërë tabelimin e rezultatit. Kompetencë e plotë e KAS, do jetë KAS që do të vendosë mbi çdo elementë të këtij procesi, përfshirë edhe vlerësime mbi fletë të caktuara votimi.", tha Celibashi. 

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll