9 Qershor 2025, 19:23
Nga r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Autoritetet e Kosovës kanë përuruar objektin e ri të stacionit policor në Izvor të Zveçanit – dy kilometra larg nga kufiri me Serbinë.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, që mori pjesë në përurimin e këtij objekti, tha se ai do të shërbejë për sigurinë kufitare dhe për parandalimin e aktiviteteve ilegale. Gurthemeli për këtë objekt të Policisë së Kosovës ishte vendosur më 25 nëntor të vitit të kaluar.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, ky objekt është prej afër 4.000 metrash katrorë dhe për ndërtimin e tij janë investuar 753 mijë euro.
Gjatë përurimit të këtij objekti, Kurti tha se në bazë të marrëveshjeve të Brukselit, pikëkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Zveçan, do të duhej të ishte një vendkalim i integruar i kufirit, “por për shkak se Serbia nuk respekton atë çfarë është dakorduar edhe më tej ngelet i parealizuar”.
“Jemi këtu sot gjashtë muaj e gjysmë më vonë për ta bërë përurimin, inaugurimin e Stacionit të ri Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit këtu në Izvor të Zveçanit të Republikës së Kosovës - në një ndërtesë impresive e cila ka kushtua rreth 750 mijë euro edhe ka një sipërfaqe të gjithmbarshme prej afër 4 mijë metra katrorë në mënyrë që edhe zyrtarët policorë të kenë kushte të dinjtetshme të punës por edhe performanca të jetë e një cilësie të lartë sa i përket parandalimit të kontrabandës dhe çfarëdo veprimtarie tjetër ilegale”, tha Kurti.
Vitin e kaluar, institucionet e Kosovës nisën ndërtimin e disa stacioneve dhe nënstacioneve policore në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Institucionet e Kosovës kanë thënë se ato do të ofrojnë më shumë siguri, por nga serbët lokalë dhe Beogradi janë parë si të panevojshme dhe një formë presioni./REL
kosove
Aktualitet
9 Qershor 2025, 18:35
N.F
Giovanni Brusca
ITALI- Lirimi i Giovanni Brusca-s ka shkaktuar reagime të shumta në mediat italiane. Brusca është autor i vrasjes s&e...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 18:21
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Dy policë të Kosovës, Alban Rashiti dhe Çlirim Shaqiri, kanë dëshmuar për sulmin në ...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 18:00
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
JALË- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT ka nisur një operacion në jug të...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 17:49
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25” u përmbyll me një ceremoni të veç...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 17:08
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ndërsa zhurma më e madhe për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë ë...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 15:39
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Dy prindër shqiptarë janë vënë në pranga pasi foshnja e tyre ka ndërruar jetë. Një...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 15:27
r.ll
foto ilustruese
DIVJAKË- Një palgosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë. Një 44-vjeçar është...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 15:16
pamje nga tryeza
TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani mori pjesë në tryezën e rrumbullakët &ldqu...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 14:57
E. D
Brunilda Laboviti
TIRANË- Një përplasje ka ndodhur mes presidentes së re të Urdhrit të Psikologut Brunilda Laboviti dhe ish-...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 14:52
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Agjencia e Statistikave të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë...