Aktualitet

Plagosi me thikë një 64-vjeçar pas një sherri në Divjakë, vihet në pranga autori

Shtetasi i plagosur ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve

9 Qershor 2025, 15:27 Nga r.ll
Plagosi me thikë një 64-vjeçar pas një sherri në
foto ilustruese

DIVJAKË- Një palgosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë. Një 44-vjeçar është vënë në pranga pasi pas një konflikti për motivë të dobëta ka goditur më thikë një 64-vjeçar.

Ky i fundit ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Bëhet me dije se policia ka sekuestruar edhe mjetin prerës, të c ilin përdori autori në plagosje. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, kapet dhe shoqërohet 44-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, në fshatin Çermë-Sektor, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit L. M., 44 vjeç, banues në Çermë-Proshkë.

Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se rreth orës 14:00, 44-vjeçari, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin F. B., 64 vjeç, banues në Çermë-Sektor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

U sekuestrua mjeti prerës me të cilin autori plagosi 64-vjeçarin.

plagosje ne divjake

Sondazh

Poll