Aktualitet

Dërguan në spital foshnjën 5-muajshe me mavijosje dhe pa ndjenja, arrestohen dy prindërit shqiptarë në Greqi, ndërron jetë fëmija

Nëna 37-vjeçare dhe babai 43-vjeçar u arrestuan dhe u dërguan në Stacionin e Policisë së Parosit. Një çështje penale është ngritur për këtë rast, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të foshnjës pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes.

9 Qershor 2025, 15:39 Nga N.F
Dërguan në spital foshnjën 5-muajshe me mavijosje dhe pa ndjenja,
Foto ilustruese

GREQI- Dy prindër shqiptarë janë vënë në pranga pasi foshnja e tyre ka ndërruar jetë. Një foshnjë 5-muajshe humbi jetën pasditen e së dielës. Nëna e fëmijës u paraqit në Qendrën Shëndetësore pa ndjenja, e mavijosur dhe nuk merrte frymë.

Fatkeqësisht foshnja u shpall e vdekur në spital. Nëna 37-vjeçare dhe babai 43-vjeçar u arrestuan dhe u dërguan në Stacionin e Policisë së Parosit. Një çështje penale është ngritur për këtë rast, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të foshnjës pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes.

Sipas informacioneve familja, e cila ka edhe tre fëmijë të tjerë më të rritur, kishte shkuar në det herët në mëngjes, ishte kthyer në shtëpi në mesditë dhe foshnja kishte vdekur pasdite. Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e goditjes nga nxehtësia.

arrestohen dy prinder shqiptare

Sondazh

Poll