Politike

KAS vendos për rinumërimin e të gjitha kutive të votimit në qarkun Fier

Sipas vendimit të KAS, do të numërohen si votat për partitë edhe votat preferenciale të kandidatëve.

9 Qershor 2025, 13:28 Nga M.B
KAS vendos për rinumërimin e të gjitha kutive të votimit
Anëtarët e KAS

TIRANA- Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave ka vendosur për rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 11 majit edhe për qarkun e Fierit, i cili ka 587 qendra votimi. Sipas vendimit të KAS, do të numërohen si votat për partitë edhe votat preferenciale të kandidatëve.

Vendimi nuk u mor me konsensus, por vetëm me kërkesë të dy anëtarëve demokratë, Elvis Çefa dhe Ledio Braho, pasi neni 136, pika 3 e Kodit Zgjedhor parashikon që: “Kërkesa për marrjen e provave, sipas shkronjës “c” të pikës 1 të këtij neni, kur mbështetet nga dy anëtarë të KQZ-së dhe kur këto prova administrohen vetëm nga KQZ-ja, pranohet menjëherë pa iu nënshtruar debatit ose votimit në KQZ. KQZ-ja është e detyruar të procedojë menjëherë me marrjen dhe shqyrtimin e provave të kërkuara”.

Drejtuesi i mbledhjes tha se me kërkesë të dy anëtarëve të KAS, i kërkohet administratës që të këqyrë të gjitha kutitë e votimit të qarkut Fier, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për votat brenda vendit si në rastin e qarkut Tiranë. Ai shtoi se duhet që të merren masat, me mbarimin e qarkut Tiranë dhe të vazhdohet me këqyrjen e kutive të votimit të qarkut Fier. 

“Me kërkesë të dy anëtarëve të KAS, i kërkohet administratës që të këqyrë të gjitha kutitë e votimit të qarkut Fier, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për votat brenda vendit si në rastin e qarkut Tiranë. Kështu që merrni masat, me mbarimin e qarkut Tiranë, të vazhdojë me këqyrjen e kutive të votimit të qarkut Fier. Seancën e radhës dhe orën do ta lëmë në varësi të përgatitjeve që do administrata për të organizuar këtë proces”, tha drejtuesi i mbledhjes në KAS.

zgjedhjet

Sondazh

Poll