Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, Gjykata dënon me 55 vite burg autorin dhe ndihmësin

Bëhet me dije se togat e zeza dënuan me 30 vite burg Andrew Bode, ekzekutorin e biznesmenit Edmond Papa për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, “mbajtje pa leje te armëve”.

9 Qershor 2025, 10:29 Nga M.B
Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, Gjykata dënon me 55 vite burg autorin
Andrew Bode, Edmond Papa dhe Alban Velo

TIRANA- Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke dënuar me 55 vite burg në total autorët e vrasjes së Edmond Papës. Bëhet me dije se togat e zeza dënuan me 30 vite burg Andrew Bode, ekzekutorin e biznesmenit Edmond Papa për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, “mbajtje pa leje te armëve”. Nga ana tjetë, 30-vjeçari Alban Velo u dënua me 25 vite burg për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim. Gjithashtu mësohet se dy të pandehurit do të kryejnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë për shkak të rrezikshmërisë që ata paraqesin.

Vrasja e Edmond Papës

Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit 2022 në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit.

Albano Velo dhe Andrew (Edvin) Bode janë identifikuar nga Policia e Shtetit si dy personat që kanë planifikuar dhe vrarë biznesmenin Edmond Papa. Velo ka pasur rolin e vëzhguesit, ndërsa Bode, atë të ekzekutorit. Vrasja e Papës dyshohet se është bërë si hakmarrje ndaj ekzekutimit të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, i cili u vra me shpërthim të eksplozivit në makinë. Velo është vënë në pranga, ndërsa po hetohet dhe babai i tij, Dilaver Velo, i cili ishte punonjës policie në Komisariatin nr.4 në Tiranë, por pas përfshirjes së djalit në këtë ngjarje, u shkarkua. 

vrasja e edmond papes

Sondazh

Poll