Sport

Liverpool nuk ndalet nga askush, Firmino mposht Wolves-in me gol tipik

23 Janar 2020, 22:00 Nga DOSJA
Liverpool nuk ndalet nga askush, Firmino mposht Wolves-in me gol tipik

Liverpool është spektakolar!

Wolverhampton nuk arriti ta ndalë skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp. “Ujqit” guxuan shumë me lojën e tyre dhe ishin pranë marrjes së një barazimi, por sulmuesi brazilian Firmino ishte heroi i ekipit të kuq.

Ish-lojtari i Hoffenheim-it gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 84-t. Braziliani me një goditje brenda zonës mposhti gardianin e “Ujqve” dhe me efikasitetin e tij vrastar zgjidhi takimin.

Pak minuta më parë Liverpool kishte shpëtuar nga goli, pasi një gjuajtje e fortë drejt oprtës së kryesuesve të Premier League u ndal në shtyllë. “Të kuqtë” e nisën mirë ndeshjen, duke gjetur rrugën e rrjetës që pas tetë minutash lojës.

Kështu u mbyll dhe pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi me gol të Jimenez. Loja në përgjithësi ishte mjaft e fortë dhe ky test për djemtë e karizmatikut Klopp u kalua me sukses.

Kush mund t’i ndalë këta?

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport firmino liverpool premier league firmino liverpool premier league

Sondazh

Poll