Sport

Presidenti Duka: “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar”

"Përgëzime për djemtë e ekipit, për gjithçka dhanë në fushë, trajnerin Sylvinho dhe stafin teknik për punën e bërë për përgatitjen e ndeshjes dhe për mënyrën se si e drejtuan skuadrën sot".

8 Qershor 2025, 07:30 Nga DOSJA
Presidenti Duka: “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim

TIRANE - Pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Serbi (0-0), zhvilluar të shtunën në mbrëmje në stadiumin “Air Albania”, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka përgëzuar futbollistët e Kombëtares kuqezi për lojën e zhvilluar. Në faqen e tij personale në Instagram ai ka shkruar:

”Barazojmë 0-0 me Serbinë dhe ajo që na motivon më së shumti për të ardhmen është loja e bërë, vetëbesimi i lojtarëve, autoriteti i tyre në fushë.

I kishim të gjitha mundësitë për të marrë tre pikët, që do të kishin qenë të merituara nga ana jonë. Gjithsesi futbolli i tillë, jo gjithmonë prodhon rezultatin që meriton.

Përgëzime për djemtë e ekipit, për gjithçka dhanë në fushë, trajnerin Sylvinho dhe stafin teknik për punën e bërë për përgatitjen e ndeshjes dhe për mënyrën se si e drejtuan skuadrën sot.

Falënderojmë edhe tifozët, që sërish ishin në mbështetje të Kombëtares dhe besuan e i dhanë kurajo skuadrës për të marrë maksimumin në fushën e blertë.

Tani duhet të shohim përpara, ndeshja me Letoninë vjen shpejt dhe duhet të jemi gati për të që të japim më të mirën dhe të marrim tre pikët,” - ka përfunduar ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll